Torte me shege dhe leng portokalli. Receta embelsirash. panna
Home » Si Behet » Receta gatimi » Torte me shege dhe leng portokalli. Receta embelsirash.

Torte me shege dhe leng portokalli. Receta embelsirash.

Torte me shege dhe leng portokalli. Receta embelsirash.

Perberesit :

  1. 300 gr miell
  2. 1 luge caji maja embelsirash
  3. 150 gr  gjalp
  4. 2 veze
  5. 150 gr sheqer
  6. 5-6 luge me leng portokalli ose qumesht
  7. lekura e nje portokalli
  8. pak vanilie

Per mbushjen e tortes :

  1. 300 ml panna
  2. 50 gr sheqer pluhur
  3. 1 kokerr shege

Pergatitja :

  1. Ndezim furren ne temperature 120 grade. Marrim nje tave embelsirash e lyejme me gjalpe.
  2. Punojme gjalpin me sheqerin dhe vaniljen derisa te behet e bute dhe  kremoze. Menjane bashkoni miellin me majane dhe siteni 2 here.
  3. Fillojme e rrahim vezet nje e nga nje. Me shtimin e 1 veze shtojme 1 luge miell. Vazhdojme te rrahim mire duke shtuar 2-3 luge miell here pas here. Derisa te kemi perdorur gjithe miellin. Sapo perzierja behet disi e thate e hollojme me lengun e portokallit. Do perfitojme nje mase te bute, jo te lengshme.
  4. Shtojme lekuren e portokallit te prere holle dhe pastaj e hedhim ne stampe per tu pjekur. E leme ne furre perreth 40 minuta.
  5. Pasi ta keni hequr nga furra lereni 10 minuta te pushoje dhe me pas e heqim edhe nga tepsia.
  6. Kur pandispanja te jete ftohur, ne nje tas rrahim panen derisa te forcohet.  Me pas bashkojme sheqerin pluhur. E rrahim per pak sekonda dhe panna eshte gati .
  7. Ndajme pandispanjen ne 2 ose 3 shtresa.
  8. Vendosim ne nje piatance shtresen e pare te pandispanjes dhe e mbulojme me pana. Nese preferoni, para se te shtroni panen mund te lagni pandispanjen me pak leng portokalli. (Do marre shije te vecante). Mbi pane shtrojme nje grusht me kokrra shege. Po keshtu do te veprojme dhe me shtresen e dyte dhe te trete…
  9. Ne fund lini nje shtrese krem. Dhe siper saj vendosni kokrra shege. Torta juaj eshte gati.

Torte me shege dhe leng portokalli. Receta embelsirash. panna
JU BEFTE MIRE!