Nje kujtim i larget me beri te marr lapsin ne dore dhe te nxij faqet e fletores sime. Nje ndjenje qe nuk arrij ta pershkruaj me fjale sepse trupi me rrenqethet nga emocionet. Vetem une qe e kam jetuar kuptoj gjithcka. Do mundohem te ndaj ndjenjen time me ju.
Isha vetem 22 vjec atehere. Djalosh i ri me cdo te mire qe mund te kerkonte nje moshatar i imi. Ndonese kisha lene bankat e shkolles, lidhja ime me nje vajze vazhdoi serish. Me plot gojen kisha rene ne dashuri me te. Ishte njeriu qe me jepte jete me cdo frymemarrje te saj.
Ishim njohur ne nje eskursion qe shkolla kishte organizuar. Ajo ishte dy vjet me e vogel se une. Nje njeri i vogel, me nje buzeqeshje qe te linte pa fryme. E kisha pare edhe here te tjera ne shkolle por nuk me ishte dhene kurre rasti te isha kaq prane saj. Pershendeteshim cdo dite. Shikimi i saj ishte bere arsyeja qe ngrihesha cdo dite ne mengjes. Cmendesha vetem kur perfytyroja buzen e saj ne gaz.
Ate dite u shoqeruam per here te pare. Kisha deshiren te rrija me te dhe te shfrytezoja gjithe diten prane saj.
Si je – e pershendeta duke iu afruar.
Mire po ti – m’u pergjigj. Hajde te bashkohemi me grupin – vazhdoi ligjeraten e saj. Nderkohe i kisha ngulur syte te buzet e saj qe leviznin embel. Por une doja te rrija vetem me te.
Kam deshire te rri pak me ty – i thashe. Dua te te pyes dicka. Nderkohe zemra po me dridhej. Nuk e di perse fjalet me erdhen dhe mu bllokuan te gjitha ne gryke. Ndjesia qe isha prane saj me bente te fluturoja ne qiell.
Po – me tha. Po te degjoj.
Lili… Mund te te dukem i cuditshem. Mund te vije per te qeshur por… Shiko. Une jam Arbeni. Zemra po me dilte nga kraharori me te rrahurat e saj. Kam kohe qe te shikoj vazhdimisht ne shkolle. Nuk ka nate qe nuk mendoj per ty. Me beso qe je njeriu qe me ke hyre ne zemer. Dhe dicka tjeter. Ta kam hapur zemren dhe te mirepres. Nderkohe ajo me kishte ngulur syte. Nuk e di nese e kisha merzitur apo thjesht ishte nje moment befasues per te. Fytyra e saj kishte marre nje shprehje aq te bukur. Une kisha ngrire perpara saj.
O djali. Keshtu ben me te gjitha femrat – tha ajo. Nuk e di se si e merr guximin. Me propozon si pa te keq. Me kishte ngulur syte saqe ndihesha i bllokuar. Nuk po merrja dot fryme. Fytyra me iku ose me mire te them qe nuk kam fjale te tjera ta pershkruaj se cfare ndjeva. (Pas shume kohesh Lili me tha qe kishte menduar se do me binte te fiket). Nuk dija se si te dilja nga situata e veshtire sepse nuk e prisja keshtu reagimin e saj. Ishte ajo qe me ndihmoi.
Beni… Shaka po beja – me tha. Desha te sigurohesha qe propozimi yt ishte i vertete. Edhe mua me pelqen te rri me ty. Vuri buzen ne gaz. Ajo ishte buzeqeshja me e bukur ne bote. Per mua ishte momenti me i lumtur i jetes sime. Harrova te ju them qe une nuk po merrja fryme me. Kisha ngulur syte te buzet e saj dhe shijoja buzeqeshjen qe me jepte jete ne ato momente.
Te betohem qe aq here sa une marr fryme, aq here sa zemra ime rreh, aq here te them te dua me gjithe shpirt – i thashe.
Nuk e zgjata por u afrova prane saj. Kapa doren e saj me shume delikatese duke patur frike se mos lendohet nga prekja ime. Syte nuk ia hiqja nga fytyra e saj qe kishte marre nje embelsi te papershkrueshme. E terhoqa drejt vetes sime. I mbeshteta koken mbi gjoksin tim dhe e shtrengova fort. Nuk e leshoja. Me dore i ledhatoja floket e saj.
Nuk e di se sa mund te kemi qendruar ashtu. E vetmja gje qe me kujtohet ishte kur afrova buzet e mia mbi te sajat. I putha. Pastaj i putha serish. Nuk e leshoja as nga perqafimi im. Ajo filloi t’u pergjigjej puthjeve te mia. Ai ishte momenti kur jeta ime u lumturua perjete.
Cfare burri je ti qe te dridhen kembet – me tha, dhe buzeqeshi.
Me te vertete trupi po me dridhej. Ajo qe une ndjeja ne ato momente ishte e paarritshme, por ja qe une kisha fluturuar ne qiellin e pafund te lumturise. Keshtu filloi jeta ime e vertete.
M’u kujtua kjo histori nga jeta ime. Ka nje arsye normalisht. Te shikoj perballe meje sot. Aty e ulur ne divan prane nje sobe te vjeter qe nxjerr tym. Ndonese vitet te kane hypur mbi kurriz je prape po aq e bukur si atehere. Kemi kaluar nje jete mjaft te veshtire, por me beso qe ia dolem. Nuk e lame asnjehere njeri-tjetrin ne balte me gjithe veshtiresite qe kemi kaluar.
Nuk e di se si mundem te te falenderoj. Per gjithcka qe kaluam bashke ne jete. Edhe une jam shume me plak se ti. Jam munduar te mbaj premtimin qe te kam dhene. Te te dua pergjithmone. Njesoj si atehere qe mora per here te pare perqafimin tend.
Nuk rrija dot pa shprehur edhe nje here ndjenjat e mia ndonese jam i moshuar. Edhe sikur neser te vdes e kam permbushur deshiren time ne jete. Kam dashur nje njeri. Dhe me besoni ne dicka.