Mirembrema mesnate. Je shoku im me i embel qe nuk me harron asnjere. Fatmiresisht qe te kam edhe ty. Vetmise se kesaj nate i ben shoqeri edhe zhurma e akrepave te ores qe nuk pushojne se beri tik-tak. Si nuk u lodhen nje here. Por nje tik-tak melankolik degjohet ne thellesi te kraharorit tim. Jane emocionet dhe kujtimet qe nuk me lene asnje moment te qete. Me kujtohen vargjet e nje kenge qe thone :
Ne te dy u dashuruam
Jete te lumtur ne kaluam
Zemrat tona c’i gezuam
Nuk prita asnje moment dhe e vura ta degjoj serish ate kenge qe me ngjall shume kujtime. Kjo edhe pse kane kaluar disa kohe nga ajo histori. Ajo kenge me solli serish ne mendje dashurine time te pare. Vargjet e asaj historie kane ngelur te shkruara ne ditarin tim. U ngrita e mora. Hapa faqen e pare dhe fillova te lexoj.
Dy te rinj i bejne shoqeri njeri-tjeterit. Te heshtur, te qeshur, te sinqerte, te pafajshem. Keshtu jemi ne te dy, une dhe ti. Do thoja per ty qe je e bukur, e embel. Ndaj edhe shume here ta them me ze qe je si shpirt. Ndersa une jam i heshtur. Ndoshta edhe pak i turpshem. Gjithsesi kur jam prane teje jam si mbret. Ty te pelqen heshtja ime, dhe behesh bashkeudhetare ne heshtjen time.
Hej ti, shpirti im. Me degjo te te them dicka. Je si shpirt. Ti je nje engjell i vertete. Je kaq e embel sa ferri perpara teje kthehet ne nje parajse. Ndonjehere ndjej nevojen te te pushtoj fort ne krahet e mi. Ka shume raste qe nuk i kuptoj ndjenjat e mia. Ndiej te te dua. Ndonjehere ndiej te te urrej kaq shume. I cmendur jam per ty. Nuk e di se pse ndiej qe nje dite do vije edhe fundi i kesaj mrekullie qe po jetoj. Ne nuk do shihemi me. Do behemi aq te larget, aq te panjohur per njeri-tjetrin.
Une do qaj, do qaj per ty. Per ne te dy !
Do vije nje dite qe shoqeria jone do mbaroje. Ti do kalosh serish perpara shtepise sime. Nga dritarja me xhamin e thyer do te te shikoj fshehurazi. Mbase do mundohesh edhe ti ndonjere qe ti hedhesh syte qe te shikosh nese une do jem aty. Por mundet edhe te kalosh me indiference duke mos e kthyer koken aspak per te pare mikun tend te vjeter. Hapat i hedh dalengadale. Mua me duket sikur shkel mbi shpirtin tim. Por ky eshte vetem nje fantazi qe truri im e krijon nga frika. Ndryshimi i vetem do jete se ne krahun tend nuk do jem une. Do jete nje djalosh i ri. Do jete ai qe ti do ti falesh dashurine tende.
Por duhet ta dish qe eshte i lenduar shpirti im.
Do vije dita qe ti do ta harrosh ate. Do harrosh sa shume te deshi ty. Ai do qaje. Do ngasherohet dhe fatkeqesisht askush nuk do t’i gjendet prane per te degjuar apo kuptuar lotet e tij. Askush nuk do mund te beje dicka per ta ndihmuar ate. Eshte i forte dhe i pamposhtur shpirti im. Nuk do dorezohet kaq lehte. Madje nuk do kerkoje as ndihme. Ne vetmine e tij ama do pyese se perse e harrove ate ? Harrove ato nete kur me premtoje se do ishim me e pakta miq te perjetshem ? Keshtu i mban ti premtimet e tua ?
Por une serish do ta fal shpirtin tend edhe pse e di shume mire qe do me lendoje. Ai eshte i padjallezuar. Kaloj perpara shtepise tende shume here. Me merr malli te te shikoj. Shume here fishkellej melodine e nje kenge qe me vjen nder mend. Keshtu dua te te tregoj qe jam ketu dhe dua te te shikoj. Por ti nuk je me ketu. Ti je shume larg. Tashme jeton ne nje bote tjeter ku une nuk mund te kuptoj asgje. Ti jeton ne endrrat e tua te heshtura. Une dua te hyj brenda tyre por ti je kaq e heshtur. Nuk me le as te afrohem pak edhe pse deshira ime eshte shume e zjarrte.
Deshira me ngrin nga ftohtesia jote !
Me trego dicka me ciltersi te lutem. Perse je inatosur me mua ? Me urren ? Jo, s’mund te jete keshtu sepse me ke premtuar se nuk do me urresh kurre. Mos te dukem i frikshem ? Jo. as keshtu nuk mund te jete. Nese eshte keshtu atehere ti nuk i njeh ndjenjat e mia. Nuk i ndjen ato. Ti nuk e njeh ngrohtesine e zemres sime. Madje as ne imagjinaten tende nuk ka kaluar se sa ngrohtesi do gjesh brenda saj.
Por une serish te fal. E bej me deshire sepse e di qe je e sinqerte. Je e padjallezuar. Ne zemer te ndjej. Me thua gjithmone qe ne jemi te vecante per njeri-tjetrin. Kaq me mjafton. Kjo me ben te kem nje qetesi ne shpirt. Shpesh te them se do largohem per disa kohe, dhe kur te kthehem do te te gjej me nje batalion femije. Ti qesh me shakane time.
E mban mend se cfare me the nje nate ?
Une nuk fejohem pa ardhur ti. Keto ishin fjalet e tua. E per cfare me do mua ? Me dashuron ? Keshtu t’u pergjigja une. Verberisht shtrengova doren tende. Budallaqe – te thashe. Jeto realitetin. Ne nuk jemi per njeri-tjetrin. Ti do duash nje tjeter njeri. Dhe ja ku jemi. Mua do me harrosh shume shpejt. Nuk do kujtohesh nese kam ekzistuar ndonjehere. Nuk merzitem sepse e di se keshtu e ka jeta. Ndoshta fati do beje qe ne te takohemi serish. Do jemi te plakur atehere. Rudhat do mbulojne fytyrat tone. Ato fytyra qe dikur merrnin flake nga nje ledhatim i embel apo nga nje fjale dashurie.
Mbase do jete radha jote te kalosh perpara shtepise sime. Por une nuk do jem me aty as per ty, as per veten time. Gjurmet e fundit te atyre diteve te magjishme do jene vetem vargjet e mia te derdhura ne nje cope leter. Disa vargje qe ne kuptimin e thelle te tyre tregojne trishtim dhe keqardhje. Jane vargje te cilat kane dale nga thellesia e shpirtit tim. Vargjet te cilat te dedikohen vetem ty.
E megjithate le te kthehem ne boten reale.
Le ti largohem fantazise sime. Ne jemi serish ketu. Te heshtur, te qeshur, te pafajshem. Edhe nese shoqeria jone nje dite do vdese, mos harro qe vargjet e mia do jetojne edhe pas shume vitesh. Do jetojne edhe atehere kur ti te me kesh harruar me te vertete. Jane keto vargjet e para qe ti dedikova ty shpirt im. Jane keto vargje te cilat ti po lexon pikerisht tani. Dua ti jap fund kesaj nate me disa fjale.
Ndoshta nje dite ne endrren tende do te jetoj edhe une. Do enderrosh, do qash por asnje gje nuk do kete kthim. Ndodh qe edhe mund te me harrosh. Por ndoshta nje dite mund te ndjesh nevojen te lexosh vargjet e mia. Mbase keshtu kujtohesh edhe per mua. Mbase te vjen nder mend se dikush ne kete bote te deshi ty me gjithe shpirt.
NDOSHTA…