Sufle me djathe dhe spinaq. djathe veze
Home » Si Behet » Receta gatimi » Sufle me djathe dhe spinaq.

Sufle me djathe dhe spinaq.

Sufle me djathe dhe spinaq.

Perberesit :

  1. 1 kg Spinaq 
  2. 2 kokrra qepe
  3. 250 gram djathe te bardhe
  4. 3 panine buke te thermuar
  5. 3 Veze
  6. 100 gram djathe kackavall
  7. Piper
  8. 1 filxhan caji qumesht

Sufle me djathe dhe spinaq. djathe veze

Pergatitja :

  1. Si fillim e lajme, e pastrojme, e kullojme spinaqin.
  2. Veme nje tigan ne zjarre me vajin.
  3. Grijme qepen imet dhe e veme te skuqet.
  4. Grijme edhe spinaqin imet.
  5. Kur qepa te jete shuar shtojme edhe spinaqin dhe i skuqim bashke. Pak para se te jene gati shtojme 3 vezet e rrahura.
  6. Ne nje tepsi hedhim gjysmen e bukes se thermuar.
  7. Siper saj shtojme spinaqin dhe qepen qe kemi skuqur. Shtojme edhe djathin e bardhe.
  8. Siper tyre hedhim pjesen tjeter te bukes. Dhe mbi buke shtrojme djathin kackavall.
  9. Qumeshtin e hedhim mbi tere tepsine.
  10. I hedhim pak vaj dhe e veme te piqet ne 180 grade per 25 minuta.
  11. Kur te piqet priteni dhe sherbejeni te ngrohte.

JU BEFTE MIRE!