Kormo me biskota dhe cokollate. Receta gatimi.
Perberesit :
- 200 gram krem qumeshti
- 400 gram nutella
- 3-4 pako biskota
Pergatitja :
- Ne nje tas dhe me nje mikser dore rrahim kremin e qumeshtit.
- Shtojme ne te pas 5 minutash edhe nutellen.
- Vazhdojme e rrahim edhe per 2-3 minuta.
- Shtojme biskotat e ndara ne copa.
- I perziejme me dore derisa te ngjeshen.
- Kete perberje e veme ne leter kuzhine.
- E mbeshtjellim mire me dore ne forme tubi dhe e veme ne ngrirje.
- Pas 3-4 oresh e nxjerrim dhe e presim ne rrathe.
- Kur ta veme ne pjate mund ta dekorojme me copa frutash ose me shllak.