Analizë “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analizë “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada

Analizë “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada

Analizë “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada.

 

Është poemë liriko-epike.

Ajo përbehet nga 30 kënge te cilat nuk kane lidhje te drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën edhe pse personazhet janë të njëjte.

Ne secilën kënge rrëfehet një ngjarje e re e cila zakonisht nuk ka lidhje me këngën paraardhëse.

 

Është botuar tri herë duke u plotësuar dhe ripërpunuar.

Ngjarjet zhvillohen ne Shkodër, në Maki që është edhe vendlindja e shkrimtarit.

 

Ne poemë janë të pranishme dy motive:

  • Motivi i dashurisë

Ideja që krijohet nga kjo vepër eshte se dashuria e vertete ja del te triumfoje mbi te gjitha paragjykimet, thashethemet apo edhe mbi diferencat klasore dhe te gjitha konfliktet qe keto te fundit krijojnë.

  • Motivi atdhetar

Shpesh të krijohet ideja se dashuria për atdheun duket sikur del mbi dashurine e Milosaos per Rinën. Ne disa kenge Rina nga dashuria e madhe i kerkon Milosaos qe te mos te shkoje ne lufte, por ai i pergjigjet se per atdheun do ta derdhe gjakun lume.

 

 

Ne vepër shprehen dhe ide kundër pabarazise shoqerore dhe simpati per njerezit e thjeshte.

Në vargjet e para: “Bota kish nderruar lisa…” dallohet qe De Rada e shikon jeten si nje levizje te panderprere dhe qe vazhdon edhe me vdekjen.

 

 

Koha e paraqitur në poemë:

Në poemë është e pranishme koha historike dhe koha e rrëfimit.

  • Koha historike tregon kohën për të cilën flet autori, për kohën e betejave që zhvillohen në Shkodër dhe në rrethe të tjera kundër perandorisë osmane në vitet 1833-1835.
  • Koha e brendshme e rrëfimit është shekulli XV – epoka e Skëndërbeut

 

 

Në poemë zhvillohen 2 konflikte:

  • Paragjykimet klasore
  • Prishja e familjes (me vdekjen e Rinës)

 

Analizë “Këngët e Milosaos”, Jeronim De Rada. Letersi

Per te shpetuar dashurine e personazheve, nje termet bie ne Shkoder dhe te gjithe humbin shtepite e tyre. Ne kete menyre diferencat klasore sheshohen, por njerezit nuk ndryshojne dhe paragjykimet vazhdojne, ndaj lumturia e dy te dashuruarve nuk vazhdon gjate.

 

Personazhet

Milosao – Heroi romantik, me ide te perparuara qe vjen nga shtresa e aristokracise. Ka karakter burreror dhe eshte i dashur. Di te arsyetoje mbi ate qe ndjen dhe karakterizohet nga ndjenja e patriotizmit. Eshte i dashuruar me vajzen fshatare dhe triumfon mbi paragjykimet e shoqerise.

Rina – Vajze e thjeshte fshatare, shume e ndrojtur per shkak te pozites se saj dhe kultures se paket. Ajo shpesh here bie pre e thashethemeve, por dashurine nuk mund te mos ta shprehte dhe perfundimisht arrin te jete se bashku me te.

Zonja e Madhe – Nena e Milosaos, dallohet si patriote por edhe si paragjykuese e diferencave te shtresave te shoqerise. Ajo kundershton fort martesen e Milosaos me Rinen duke qene se ajo vinte nga një shtresë e ulët.

Motra e Milosaos – nuk merr pjese shume ne veper, eshte me teper si siluete, por karakterizohet nga dashuria qe ka per vellain e saj.

Veçorite artistike 

Gjuha që përdoret është gjuhë arkaike arbëreshe e kalabrisë.

Kemi përdorim të inversionit (kthim mbrapsht i fjalëve)

Lakonizmi i përdorur është veçori e stilit të De Radës.

 

Në këtë poemë deti simbolizon vendin nga do të vijë armiku. Anijet janë shnja paralajmëruese e ardhjes së tyre.

Poema nis me stinën e pranverës dhe mbaron me stinën e dimrit.