Evandro Malshi – Në vjeshtë (Poezi shqip) Libri ‘Shtigjet e jetës’
Në vjeshtë
Sodisja i brengosur gjetheve të vjeshtes,
sodisja un’ i humbur nën flladin e erës.
Më shoqëronin gjethet nën hapat e lakuar,
më pyesnin:”Ç’ke humbur apo ç’ke fituar?
Si kuptoja gjethet pasi s’kuptoja as veten,
se kuptoja kohën,se kuptoja jeten.
S’dalloja kontrastet,s’dalloja dot as germat,
s’perceptoja un’ as fjalët nga zemrat.
Kush më thirri dje,kush po më thërret tani,
kush e vodhi buzëqeshjen që të lërë zbrazëti…?
Me një “engjëll” n’kokë e një “shejtan” për krahu,
shkoi,iku,u largua,u treta si gjethe ahu…