Fasule me makarona te imeta. Receta gatimi.
Perberesit :
- 2 qepe te thata
- 1 karote
- 300 gr fasule te kuqe
- 250 gr makarona supe (ose makarona te imeta)
- Salce domateje 3 luge
- Vaj ulliri
- Rigon, kripe, piper
- 1 luge gjelle uthull
Pergatitja :
- (Fasulet duhet ti ziejme vec me uje ne nje tenxhere. I kullojme nga uji dhe presim te pergatisim pjesen tjeter).
- Presim imet qepen, dhe karoten ne rrathe.
- Ne tenxheren qe do ziejme gjellen, i skuqim me vaj ulliri.
- Kur te jene skuqur, dhe karota te jete zbutur shtojme salcen.
- Shtojme fasulet dhe 1 liter uje.
- Hedhim edhe makaronat dhe i leme te ziejne. (Sasia e ujit duhet te jete aq sa te zihen makaronat).
- Nderkohe qe ziejne shtojme kripen, piperin dhe rigonin.
- Pasi jane zier, shtoni nje luge uthull ne siperfaqe.
- Fikeni zjarrin dhe lerini te ftohen pak.
Ju Befshin Mire!