Mitrush Kuteli. Nje shkrimtar fantastik
Në ndryshim të historive të mrekullueshme të tipit “Një mijë e një netë”, karakteristika e një teksti fantastik nuk është prania e thjeshtë e qënieve të mbinatyrshme. Ky është një process ngurrimi që ndodh midis tij, (pra të tekstit e lexuesit) kur këtij të fundit i duhet të përceptojë ngjarjet e paraqitura. Përgjatë historisë lexuesi e pyet veten nëse faktet e sjelljes shpalosen me anë të shkaqeve të natyrshme apo të mbinatyrshme. Nëse në ato fakte bëhet fjalë për vegime apo realitete. Ndodh shpesh që këtë e bën dhe një personazh, madje edhe protagonist në tekst.
Po të lexojmë librin e Todorovit “Hyrjen në letërsinë fantastike :
Paris 1970. Ky ngurrim në përceptim lind ngaqe shpesh ngjarja e jashtëzakonshme (pra pontencialisht e mbinatyrshme) zhvillohet jo vetëm në një mjedis të mrekullueshëm por në një kontekst të përditshëm që për ne mund të ngjaje i rëndomtë. Ajo ndodh p.sh në një ambient të zakonshëm si në rrugë, në shtëpi, në varreza. Pra kudo që mund të ndodhin gjëra të zakonshme, të pa një rëndësie shumë domethënëse etj.
Po të mbajmë parasysh rrëfimet si pjesën më të madhe të netëvë të Kutelit “Natë Gushti”, “Natë muaji maji”. “Letrat e ndahnatës”, bindemi se rrëfimi fantastik i Kutelit është rrjedhimisht tregim i përceptimit.
Pra duket sikur ka një lidhje mes titullit që i vë Kuteli tregimit dhe ngjarjes që i shpaloset lexuesit në tekst. Kjo pasi këto ngjarje të ashtuquajtura të jashtëzakonshme ndodhin pikërisht në orët ë vona të natës, në errësirë. Kjo errësirë është padyshim zotëruese dhe mbytësë në të njëjtën kohë, duke u bërë kështu fakt për ta mbuluar gjithcka me një enigmë, që ngjall frikë dhe tmerr.
Një rrëfim si “Rinë Katerinëza” i shkon për shtat këtij përshkrimi të gjinisë fantastike.
Eshtë pjesa më e madhe e dallimeve mes “dy botëve” që shkaktojne ngurrim tek të dy protagonistët e përqafuar para varrit të hapur. Të Rinës dhe Kirollojt. Kjo ndodh pikërisht në skenën kur Rinëza e pambrojtur, shkon tek varri i së ëmës dhe i qahet për fatin e keq që e ka mbërthyer. E ëma preket nga vaji i së bijës dhe e drejton për në varrin Kirollojt. Atje shkon tanimë me një fat të përcaktuar, për ta patur t’zonë. Kirolloj del nga varri dhe pranon padyshim atë që i ofrohet. Këtu krijohet lidhja mes dy botëve që sigurisht nuk është e zakonshme. Kur Kirolloj e pyet : Si do ta lidhim mbesën moj ftyjza ime? A vjen ti në atë jetë, a të vi unë këtu ?
Të dy mbeten ndër dyzash atë cast kur vendosej jeta për këtej apo për andej.
Edhe karakteristika të tjera të tekstit e afrojnë rrëfimin Kuteljan me gjininë fantastike në përgjithësi. Kështu kemi një prirje ndaj alegorisë (po që nuk bëhët asnjëhërë shumë e fortë ndryshe do t’a asgjesonte elementin fantastik) aq sa mund të pyesnim veten: Vallë është fjala për një tregim moralizues si në raset e vegimeve që u shfaqën protagonistëve tek rrëfimet “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit”, “Natë muaji maji”.
Sikur i ra një perde nga sytë e një vaj dylli nga veshët sa fillojtë dëgjojë e të shikojë ndryshe jo si më parë e përshkruan rrëfimtari këtë process. Aludimet për të panatyrshmen gjenden të shpërndara gjithandej rrëfimeve të tilla e vegime. Kjo na shërben si dekor që na parapërgatit për pranimin e tyre:
- Fërshëllim gjethesh
- Zhurmërima krojesh
- Rënie të befta të hënës
- Klithma shpesërie.
Tek “Lugetërit e fshatit tone” dhe kryengritje për lugat Kuteli e mbart historinë me fantazma mbi tone humoristike pa e zhvendosur nga qendra elementin fantastik.
Në këto tregime bëhët fjalë për lugetër të cilët janë prerë sipas modeleve të letërsisë gojore. Veprojnë si personazhe të mirëfillta. Takojnë njerëz rrugëve. Kjo ndodh si thame natën dhe kuvendojnë me ta. Ngulin thonjtë në sy bashkëbiseduesit. Ndezin duhan me eshkë, thyejnë tjegulla, përbmysin bute vere, derdhin drithë e prishin qumësht, hyjnë në qymëza (kotec) e kthejnë “kokën pulave”. Madje ngjizin dhe fëmijë që u ngjajnë atyre, pra lindin kugetër etj.
Këto personazhe jepen shumë reale. Përshkruhen me detaje që i dallojnë prej nesh. Padyshim qëndrimi për një kohë të gjatë në banesën e tyre të përtej botës ato marrin cilësi të ndryshme.
- Njërit petkat i vijnë “era myk”, “fytyrën e ka të tretur”, “sytë I ka të thelluar”. Pikërisht ky përshkrim i bëhet fytyrës së Kirollojt tek “Rinë Katerinëza”
- Një tjetri i shkon drita tejpërtej në trup dhe bie pak si erë. Këtë përshkrim e hasim tek i vdekuri që është i ftuar në dasëm “Natë muaji maji” etj.
Duke parë realizimet që Kuteli ka arritur në rrefenjat e tij, qofshin ato të marra nga tregimet e motshme, qoftë ato të trilluara prej tij, duket që ja ka arritur mjaft mirë për ta quajtur një shkrimtar fantastik.