Mrizi i zanave – Gjergj Fishta
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Mrizi i zanave – Gjergj Fishta

Mrizi i zanave – Gjergj Fishta

Mrizi i zanave – Gjergj Fishta

 

Epopeja “Lahuta e Malcis” përshkruan luftën e dy brezave. Ajo nuk është një poemë me një hero kryesor dhe një veprim kryesor. Aty mbizotërojnë disa personazhe, disa heronj. Vepra nis me heroizmat e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre nga sulmet malazeze të përqendruar në Shqipërinë e veriut.

Qëllimi i Fishtës është që bëjë një vepër që të himnizojë virtytet e hershme shqiptare, si dhe të projektojë dëshirat e veta për Shqipërinë e ardhme.

Autori është mbështetur te jeta shqiptare, te mjediset reale e fantastike të realitetit shqiptar, te përpjekja për të krijuar një lloj shkrimi që mbështetet në letërsinë popullore shqiptare, por gjithsesi mbetet një vepër autoriale.

 

Mrizi zanave

Kjo vepër i këndon atdheut në disa variante:

 

Bukurisë fizike – aty paraqitetn edhe poezitë e dëshpërimit ku realja ngrihet mbi idealen. Në këtë poezi mbizotëron toni kryengritës.

 

Lirika të dhimbjes dhe revoltimit – një e tillë është poezia “Nji gjamë desprimi”. Kjo është një lirikë dramatike, atdhetare e Fishtës ku ndërthuren idealet e prishura, ankthi, kundërshtimet, thirrjet, dëshpërimi ndaj të huajve që shprehet në formë mallkimi.

Që në vargun e parë ne kemi një ngarkesë emocionale.

Tragjizmi vjen nga fakti që shqiptari ka humbur këto kode të shenjta. Nata në këtë poezi është simbol i tragjedisë, i errësirës, i fshehtësisë dhe i tradhtisë. E gjitha kjo poezi është shkruar në formën e thirrjes për humbjen e tokave shqiptare. Mallkimet e tij jepen në mënyrë të përshkallëzuar. Gjithmonë në rritje.

 

Jep fakte historike, reale – ai ngre zërin që shqiptarët të zgjohen dhe të flijohen për atdheun. Vihet re gjithashtu një përdorimi i pyetjes retorike.