Te genjesh veten. Duhet apo nuk duhet??
Me mire e verteta e hidhur se genjeshtra e embel!!
Ne fakt jo gjithmone eshte keshtu fatkeqesisht….. A e dini se ndonjehere eshte shume mire te genjesh (veten).. Po pikersiht sic e lexuat. Te genjejme veten!
Behet fjale per genjeshtra te cilat na duhet ti bejme. Mos me thoni se nuk e keni bere asnjehere kete gje. Sapo mashtruat me fakt sepse cdo mengjes e genjeni veten me nje interval 5 minutesh gjumi. Do rri edhe 2 minuta thoni, nderkohe qe levizni pas gjysme ore….
C’te bejme ndonjehere duhet te jemi mashtrues te vetes! Te genjejme per te gjetur force.
Kur duhet te genjejme veten?!
Per te mbaruar nje pune.
Nese shohim qe po na u shterrojne fuqite thuajini vetes nje genjeshter. Nje genjeshter te embel motivuese. Thuaji vetes se edhe pak ka mbatur (edhe pse ne fakt ka edhe shume). Kujtoji vetes se ke perfunduar pjesen me te veshtire. Ne kete moment genjeshtra ndikon pozitivisht duke na motivuar.
Ne provim.
Kur marrim fleten e provimit bllokohemi. Aty mund te gjenden pyetje qe nuk ja keni idene. Mbase as koha nuk eshte me favorin tuaj. Edhe ketu Ben pune genjeshtra. Thuaji vetes se ti do ja dalesh. Qe ke mjaftueshem kohe. Edhe qe te gjitha do te kujtohen pa rene zilja. Keshtu sapo ke vene trurin ne pune per te nxitur kujtesen.
Kur je vone.
Na ka ndodhur te gjitheve te behemi vone. Disave u ka kushtuar e disa jo ajo vonese. Por e rendesishme eshte qe kur te behesh vone, te mos alarmohesh. -‘Mora fund,nuk do jem ne kohe’. Zhduke mga mendja kete ide. Sigurisht qe e ndihmon me shume veten me frazen -‘Do shkoj pak vone sot, duhet te nxitoj!!
Nuk do e harroj kurre ate qe me ndodhi!
Sapo genjeve veten! Cdo-gje dhe cdo-kush nje dite harrohen. (Pervec humbjeve fizike te njerzve te dashur). Jane disa humbje qe i sheron koha. Njohja me njerez te tjere sigurisht qe do u beje ti harroni ata njerez qe u kane harruar. Ndodhite e meparshme harrohen pasi te zevendesohen me ndodhi te fresketa. Ngjarjet qe shenojne dicka te hidhur, zevendesohet nga shume ngjarje pozitive qe kane ndodhur me ty. Te jeni te bindur se cdo gje harrohet, me personat e duhur prane.
Sikur te kisha dhe ate do isha i/e plotesuar.
I/e plotesuar jeni duke vlersuar gjithcka keni. Nese doni cdo gje qe u perket juve do ndiheni shume mire. Duke lakmuar dicka te huaj nuk do e ndihmoni veten edhe aq.
Do e Bej neser.
Genjeshra me e madhe qe i bejme vetes. Nese nuk keni kurajo ta bejme tank dicka, mos prisni ta beni neser. Neser do kesh gjera te tjera me te cilat te merresh. Ndaj ben mire te kryesh cdo detyrim ne momentin qe u jepet.
Kam lindur pa fat.
Demoralizimi eshte dicka shume viktimizuese. Mjaft i thate vetes se jeni pa fat. Keshtu po e genjeni ate. Dhe kjo gejeshter ndikon shume negativisht. Ben mire te besosh me shume ne aftesite tua.
Ka shume krize.
Sigurisht qe ka shume krize, por me mendjen tende. Ti po perpiqesh te largish pergjegjesit nga vetja. Keshtu jua hedh fajin ndodhive jokonkrete. Mjaft! Nese do te bsh dicka, gjeje menyren dhe beje. Nese s’ke kurajo, prit qe te kaloje kriza.
Askush nuk me mbeshtet.
Genjeshter e thate. Duke ja thene vetes kete gje, ushqeheni me urrejtje. Pike se pari ajo urrejtje ska pse te ekzistoje sepse faji eshte i yti. Ti qe nuk do veten, pse pret te duhesh prej te tjereve?