Gabimet qe duhet te shmangni nese beni joga.
Joga eshte nje menyre shume e shendetshme per tu relaksuar. Eshte nje ide shume e mire per tu larguar nga problemet dhe stresi. Shpesh arratisja eshte me e kendshme nese zgjidhni te relaksoheni ne joga. Relaksi qe sjell kjo metode eshte vertetuar shkencerisht. Prandaj edhe ne duam te ju japim 3 keshilla. Gabimet qe duhet te shmangni nese beni joga.
Mos beni vete-krahasim.
Ne cdo situate eshte mire te krahasoni veten. Keshtu ju motivoheni me shume dhe beheni me te zotet. Kerkoni edhe me me vendosmeri cfare ju meritoni. Por nese jeni duke bere joga, nuk eshte ide e mire nese vete-krahasoheni. Se pari duhet te jeni teresisht te qete dhe jo te mendoni si kush do te donit te ishit. Kjo ne kete situate ju demton. Madje mund te perjetoni edhe ndonje kercitje muskujsh. Shmangeni sa me shume mundesine per te krahasuar veten me te tjeret.
Mos u perpiqni te dukeni bukur.
Disa poza mund t’ju duken te thjeshta dhe te lehta. Mirepo ato kerkojne angazhimin e shume muskujve njekohesisht. Ju keshillojme te mos zini poza qe ju bejne te dukeni bukur. Ju duhet te mendoni per nje poze te rehatshme dhe komode. Mendoni sesi te lehtesoheni nga mendimet dhe jo ti shtoni vetes edhe nje mendim tjeter sesi dukeni. Zgjedhjet bejini brenda limiteve qe ju ndiheni mire.
Ndiqni instruksione.
Instruksionet e mesuesit jane shume te rendesishme. Por nese nuk keni nje mesues dhe ju doni te beni joga, e ka nje zgjidhje. Ju mund te ndiqni udhezime nepermjet internetit. Keshtu do te ndiheni mire nga shtepia apo vendi ku jeni. Mos u shqetesoni nese askush nuk eshte prane jush. Perqendrohuni dhe ndihuni te lirshem.