Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije.

Cdo prind perpiqet qe te edukoje femijet ne menyren me te mire te mundshme. Shpesh ata behen edhe te dhunshem psikologjikisht me deshiren qe femija te kuptoje. Faktikisht, prinderit shqiptare ne pergjithesi jane shume te vrazhde me femijet. Ne nje fare menyre ata ushtrojne dhune dhe presion psikologjik ndaj demijes se tyre.
Edhe pa ditur ndonjehere i bejne femijet te ndihen keq. Me disa fraza te cilat do te permenden edhe me poshte, femijes ju behet shume dem psikologjik.
Meqe kjo vjen nga prindi i tyre (zakonisht nena), demtimi eshte i dyfishte. Ne perpjekje per te ju bere te kuptoni sesi eshte menyra me e mire per te edukuar femijet, duam te ju japim disa keshilla. Me poshte keni frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Do te ishte mire qe te mos i perdornit asnjehere.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji

Ndihem e zhgenjyer prej teje.

Femija perpiqet qe gjithmone te te beje krenar. Ai edhe nese e ben ndonje gabim padashje, nuk e ben pe te ju merzitur. Kjo fraze do e shkaterronte moralisht ate. Mendoni sesa fajtor e beni te ndihet. Ne ato momente ai nuk mendon aspak se ka qene edhe femije i mire me pare. Ai ka ne mendje imazhin e nje prindi zemer thyer. Ju duhet ta largoni nga fjalori kete fraze.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji

Ti nuk vlen per asgje!

Pa gabuar asnje femije nuk mund te arrije dicka. Jane perballje me veshtiresi qe e bejne nje femije te mos jete ashtu sic ju deshironi. Kjo nuk do te thote se ai me te vertete nuk vlen. Fakti se ju e doni te jete i perkryer nuk do te thote se ai nuk vlen. Fraza e mesiperme ka te beje me shvleresim emocional. Ai do te ndihet i zhgenjyer dhe i trishtuar. Nuk do te kete shume deshire te perpiqet serisht. Madje, kur ta gjykoni heren tjeter do ju pergjigjet : Ju a nuk me thate se nuk vlej per asgje?!! Kete fraze asnjehere, per asnjelloj arsyeje, mos e perdorni me femijen tuaj.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji

Boll u qarravite.

Nese sapo e keni ndeshkuar ate, ai ndihet zemerthyer. Ai ndihet i penduar per cfare ka bere dhe do te donte te mos e kishte bere. Kjo gje e ben te jete thellesisht i lenduar. Nese ai vazhdon te qaje, kjo eshte menyra e shprehjes se emocioneve sipas tij. Me frazen : Boll u qarravite, ju i ndrydhni emocionet e tija. Madje nuk do te deshiroje as te qaje me kur te ndihet keq.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji

Femijet e mbare nuk kane frike nga asgje.

Ju po i thoni dicka te genjeshtert femijes tuaj. Nese ju po perpiqeni ta edukoni, si do e mesoni sic duhet duke e genjyer per dicka? Nuk eshte e vertete qe disa femije nuk kane frike asgje. Te gjithe femijet frikesohen, kane fobi apo nuk munden te ja dalin vetem ne nje situate dhe vend te caktuar. Kjo nuk do te thote se ai eshte “ndryshe” nga te tjeret. Mos e ndrydhni femijen tuaj me nje ndjenje mbytese. Ai nuk e meriton te mposhte frikerat e tij. Madje ne shume situata eshte mire te kete frike. Frika e ndalon te fuse gishtat ne prize apo te preke zjarrin. Nese ju ja ndaloni kete gje, atehere prisni me te keqen ne shume raste.

Frazat qe shkaterrojne psikologjine e cdo femije. Psikologji