Shkencetaret zbulojne kengen qe redukton ndjeshem ankthin.
Te gjithe perjetojme situata te lodhshme. Ndonjehere merzitemi aq shume saqe nuk e ndihmojme dot veten as per te bere me mire.
Jane arsye nga me te ndryshmet qe ne jeten e perditshme na bejne te jemi ne stres. Shpesh jane fjalet dhe reagimet e njerezve. Ndonjehere puna e lodhshme qe bejme. Angazhime te njepasnjeshme dhe kohe e pakte ne dispozicion. Prania e njerezve negative prane. Thashethemet. Presioni ne shkolle. Presion nga prinderit. Marredhenie e komplikuar me partnerin. etj etj…..
Ka akoma shume shkaqe se cfare na ben te jemi te trishtuar. Kjo per arsye se jeta eshte me veshtiresi dhe sfida te panumerta. Por kjo nuk do te thote se nuk ka asnje menyre per te ndihmuar veten.
Sa here qe jemi te merzitur shpesh kemi tendencen qe te degjojme muzike. Te ikesh larg, me kufje ne vesh, eshte zgjidhje shpesh here. Ju mbase nuk e dinit por, jane disa kolona zanore qe te shpetojne.
Shkencetaret kane marre persiper nej studim. Ata kane verejtur reagimin e zemres dhe trurit nderkohe qe degjojne nje muzike te caktuar. Top lista e kengeve ishte goxha e madhe por vetem 1 prej tyre, mund te reduktonte ankthin me 65%.
Ritmi qe kjo kenge ka eshte me ndikim pozitiv ndaj cdo personi. Ajo mundet te ju reduktoje stresin dhe te ju lehtesoje psikologjikisht.
Behet fjale per kengen : “Weightless” – Marconi Union.
Shkarkojeni kete kenge ne playlisten tuaj muzikore, sepse do ju ndihmoje sa here qe nuk ndiheni mire.