Femijet behen edhe te padurueshem ndonjehere. Sidomos kur kalojne nje moshe qe fillojne ti kuptojne gjerat sikur duhet. Madje shpesh ato behen aq tekanjoze sa nuk arrini te gjeni as rruge komunikimi sic duhet me ta. Cfare duhet te bejme ne keto raste? Nese jeni nje nene e re dhe nuk keni nje ide te qarte, po ju vime ne ndihme…
Venia e kufinjve nuk eshte as e veshtire dhe as e lehte. Mjafton te gjeni rrugen e duhur per te komunikuar me femijen tuaj. Nuk eshte e drejte qe ti beni urdhera te prera. Femija mund te behet agresiv dhe i pakuptueshem nese ju i vini rregullore te prere. Askujt nuk mund ti mesoni dicka me force. Madje ju nuk duhet as vete ta mendoni se me force mundeni te jeni me autoritar.
Nese deshironi qe femija juaj te mos beje dicka dhe te beje dicka tjeter, nuk do te thote se ai do e mesoje per nje dite apo per pak kohe. Atij i duhet kohe ta pranoje faktin se dicka do ndryshoje me jeten e tij. Madje ky ndryshim edhe mund ta demtoje ate.
Per te patur sa me pak mundesi acarimi tefemijes ju sugjerojmetendiqni keshillat e meposhtme :
Tregohuni te qarte dhe te prere me vendimin qe ke marre.
Behu nje shembull per femijen tuaj.
Mos u lekundni nga sjellja e femijes.
Mos bertitni dhe mos debatoni me femijen.
Ofroji mbeshtetje femijes.
Thuajini femijes se e kuptoni dhe e dini se eshte e veshtire.
Mos i thoni se ju jeni te pagabueshem.
Mos i thoni asnjehere se nuk e keni xhan nese nuk e ben dicka.