Ushtrime qe mbajne syte te qetesuar.
1- Mbyllni syte dhe relaksohuni.
Erresira besohet se ndihmon ne forcimin e qelizave te foto receptorit ne syte tuaj. Keshtu qe sa me shume kohe te kaloni me drite te ulet, aq me te shendetshem do te jene syte tuaj. Beni kujdes qe te jetoni sa me gjate me sy pa probleme.
2- Rrotullojeni koken, por shikimin mbajeni vetem drejt.
Fillojani nga ana e djathte ne te majte levizjet e kokes, pastaj larte-poshte. Ky ushtrim eshte shume i mire sepse rrit qarkullimin e gjakut ne syte tuaj. Sa me shpesh ti beni keto ushtrime aq me mire do te jete per ju.
3- Mbyllini syte er 3-4 sekonda disa here.
Muskujt e syve kane nevoje te qetesohen. Perseriteni kete ushtrim sepse ne kete menyre edhe qarkullimi i gjakut behet me mire.
Cfare mund te perdorni per te clodhur syte?
- Fetave te kastravecit apo patates.
Jane nje menyre e mire per te clodhur syte ne mbremje. Ftohini ne frigorifer keto feta dhe vendosini mbi qepalla. Mbajini per 15 minuta dhe pastaj hiqini. Kastraveci i ftohte ka veti pastruese dhe rigjeneruese. Ne kete menyre syte tuaj do te jene me te clodhur dhe me te fresket. - Nje menyre tjeter jane edhe garzat me kamomil.
Zieni leng kamomili dhe lagni disa garza te pastra. Verini mbi qepalla per 5 minuta dhe pastaj hiqini. Ato do ju ndihmojne qe te relaksoni rrathet e syve. Nese keni enjtje sysh, kjo metode eshte shume efikase.
Syzet e diellit
Me rritjen e temperaturave rritet edhe rrezatimi i rrezeve ultravjolet. Duhet qe te mbani rregullit syze. Ne kete menyre ju nuk do te rrezikoni nga demtimi i syve.
Qendrimi para kompjuterit
Nese ju duhet te qendroni para kompjuterit per nje kohe te gjate atehere beni kujdes. Duhet te shkeputni shikimin cdo gjysem ore. Sa me shpesh ta beni kete gje aq me pak do ndjeni lodhjen. Nderkohe qe cdo nje ore, duhet te beni se paku 15 minuta pushim.