Ndarja eshte po aq e rrezikshme sa edhe nje sulm ne zemer.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Ndarja eshte po aq e rrezikshme sa edhe nje sulm ne zemer.

Ndarja eshte po aq e rrezikshme sa edhe nje sulm ne zemer.

Ndarja eshte po aq e rrezikshme sa edhe nje sulm ne zemer.

Duke e vuajtur ndarjen mund të ketë më shumë dëmtim të shëndetit po aq sa një atak i zemrës. Ky fakt ka ardhur në përfundim nga studimet më të fundit.

Rreth 3000 persona në vit vuajnë nga simptoma “thyerja e zemrës”, të cilën më së shumti e vuajnë gjinia femërore. Hormonet e brendshme të cilat janë të shkaktuara nga stresi emocional, siç është vdekja e më të dashurit, divorci, momente të këqija romantike. Dëmtojnë muskulin e zemrës, gjithmonë duke iu referuar studimeve, shkruan Dailymail.

Në raste ekstreme, viktima vdes nga kushtet emocionale, të cilat ndonjëherë mund të jenë edhe po aq pozitive sa fitorja e një lotarie. Deri tani është menduar se zemra mund të shërohet, por sipas rezultateve të publikuara muskuli i zemrës i cili dëmtohet njëherë, nuk shërohet me.

Kjo shpjegon pse njerëzit të cilët janë të lënduar emocionalisht, janë në të njëjtën gjendje si personat të cilët kanë përjetuar sulm në zemër.