Shpesh mengjesen na gjejne te lodhur. Syte e enjtur dhe te kuq nuk jane aspak kurajues per te nisur diten. Tundimi qe na ofron nje nate e zhurmshme dhe me shoqeri, mund edhe te korigjohet me disa ore gjumi me shume. Por cfare ndodh me organizmin nese nuk ngopemi me gjume thuajse cdo nate.
- Sigurisht qe imunitteti i trupit i bie imuniteti.
- Fillojne dhimbjet e gjymtyreve.
- Largohet oreksi.
- Ndihet keputje.
- Nuk keni motivim.
- Ndjesi debulese.
- Filloni te humbni peshe.
- Humbni perqendrimin.
- Humbni deshiren per te nisur diten. etj.
Per kete arsye, te gjithe duhet te tregohemi te kujdesshem me oret e gjumit. Mjeket kane parashtruar edhe sasine e oreve qe organizmi ka nevoje, sipas moshes qe kemi. Ndaj nese i respektojme kete orare, me siguri qe nuk do te kemi shqetesimet e zakonshme. Duhet te dihet se as gjumi i tepert nuk ben mire. Edhe nese fle me shume sesa duhet do te keni shqetesime te tjera. Ndaj duhet qe oraret te jene fikse, per te menjanuar keshtu edhe mundesine e shqetesimeve te shendetit.
Ja sa ore gjume na duhen ne baze te moshes qe kemi :
- Bebet pak muajshe : 12-18 ore
- Foshnjat : 14-15 ore
- Vogelushet : 12-14 ore
- Parashkolloret : 11-13 ore
- Femijet ne klasat e para te shkolles : 10-11 ore
- Adoleshentet : 8.5 – 9.5 ore
- Te rriturit : 7-9 ore
- Te moshuarit : 5-7 ore