Moj trandofile - Ragip Dragusha (Poezi)
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Moj trandofile – Ragip Dragusha (Poezi)

Moj trandofile – Ragip Dragusha (Poezi)

Drandofile moj esmere,
karafilat i ke tërbu,
ruaju fort moj kesaj here,
drejt’ në ty kan’ me qëllu..

Bash ato qe t’kanë inat’,
po thonë se e ke nji huq.
Por ti mos u ban merak,
se gjithçka ka m’i shku hurç…

Moj trandofile - Ragip Dragusha (Poezi)

Edhe shoqet që t’lëvdojn’,

ban’ kujdes ti ma shum’!
Sepse tjetër gja mendojn’,
fjalët e bukura shkojn’ për lum’…

Për gjithçka qi ke në zemer,
tjetër kush mos me e dijtë!
Se ta prishin moj mendjen’,
e pendohesh shpejt’ nji ditë…

Veç rrajës qi t’ka rritë,
porsi nanë me e dashtë fort,
gjithmon’ pyete moj pa frik,
se fjala e saj, kurr nuk shkon kot….

Dragusha.@