Dekoder televizioni, Set up box, IPTV Android.
Manual perdorimi . Tutorial shqip.
E titulluam keshtu artikullin qellimisht. Moshat e medha ne Shqiperi fatkeqesisht nuk jane te informuara per teknologjine. Jo per faj te tyre por teknologjia ecen aq shpejt sa…cfare te mesojne me pare.
Ne familjet tona shpesh degjohet termi dekoder, ose me sakte marresh dixhital. Marresi dixhital merr sinjalin digital dhe e transformon ne sinjal analog duke e bere te pershtatshem per televizionin tone.
Set up Box ose setoboks sikur i themi ne shqiptarshe. Eshte emerimi ne menyre te pergjithshme e pajisjes marrese dixhitale ose tokesore. Disa aparatura i kane te dyja vetite. Kane marres dixhital dhe tokesor njekohesisht. Kohet e fundit ne treg ka dale edhe nje aparature e re. Ajo pershtatet me sinjalin tokesor dhe dixhital, por ka te integruar edhe IPTV.
Ne nje artikull tjeter ju kemi treguar dy fjale : Cfare eshte IPTV.
Android dhe Linux jane dy sistemet mbi te cilat bazohen shume aparatura qe transmetojme IPTV. Sot ne do shikojme se si perdoret telekomanda e nje prej aparateve me te zakonshme ne tregun shqiptar.
E kemi fjalen per MXQ 4K. Eshte nje aparat i bazuar ne teknologjine Android.
Si perdoret MxQ 4K. Manual perdorimi shqip. Tutorial shqip
Shikoni fotografine dhe kuptoni te dime se per cfare po flasim.
Materialet qe ju gjeni ne amballazh kur e hapni per here te pare jane keto qe shikoni me poshte ne fotografi.
Montimi i tyre eshte shume i thjeshte. Nuk eshte nevoja te therrisni mjeshtrin, por shikoni pozicionet dhe format e daljeve te aparatit. Te njejtat dalje jane edhe nga ana e pasme e televizorit tuaj.
Te shikojme telekomanden e aparatit IPTV. Ju kemi bere nje skeme ku ju tregojme funksionet e butonave. Sipas numrave te meposhtem jane edhe shpjegimet perkatese.
-
Fikja dhe ndezja e aparatit behet nga ky buton.
-
Setup = Menuja kryesore e funksioneve te aparatit qe ju keni ne shtepi. Aty behen rregullimet e aparatit tuaj. Nese nuk dini se cfare jane me mire mos i prekni. Mund te prishni dicka ne ato rregullime dhe si pasoje mund te mos funksionoje me aparati juaj. Konsultohuni me dyqanin ku keni blere aparatin, ose me teknikun e kompanise ku ju jeni abonent.
-
Butoni i aplikacioneve. Ne shume kompani ky funksion mbyllet dhe nuk ju jepet e drejta e menxhimit te ketij butoni.
-
Menuja Android.
-
Levizja majtas e menuse. Nese ju keni shkelur butonin OK ne telekomande, do shikoni ne ekran menune e kanaleve. Nese ju shkoni majtas me butonin konkret atehere do shikoni qe do ndryshoje kategoria e menuse qe po shikoni. Psh, kur ju shtypni butonin OK ju del lista e kanaleve. Lart shikoni kategorine All Channels ose Te gjitha kanalet. Nese shkoni majtas me telekomande kategoria do ndryshoje nga Te gjitha kanalet ne Lajme psh. Sa here te shtypni telekomanden majtas, aq here do ndryshoje edhe kategoria e menuse.
-
Levizja poshte e menuse ndryshon numrin e kanaleve. Nese shkoni poshte me shigjeten konkrete nga numri dy mund te shkoni te treshi, katra etj.
-
Tastiera e numrave. Kjo jep mundesine te shkoni ne nje kanal vetem duke shtypur numrin perkates. Edhe nese numri i kanalit te deshiruar mund te jete dy ose tre shifror ju shtypni numrin dhe aparati do ekzekutoje komanden. Psh nese duam numrin 37, thjesht shtypni numrin 3 dhe 7.
-
Bllokoni volumin e paratit. Eshte butoni MUTE sikur e njohim ndryshe. Nese e shtypni do bllokoni volumin.
-
Ngrini volumin e paratit
-
Ulni volumin e paratit
-
E zeme se keni shtypur ne telekomande nje buton qe nuk e dini se cfare eshte. Atehere shtypni shigjeten mbrapa qe te ktheni veprimin.
-
Levizja lart e menuse. Dmth e kunderta e numrit 6.
-
Levizja djathtas e menuse. Lexoni numrin 5 dhe eshte pikerisht e kunderta.
-
Nese shtypim butonin OK na hapet lista e kanaleve. Nese ndryshojme nga nje kanal ne tjetrin me butonat poshte – lart (numrat 6 dhe 12) dhe pastaj te shkelim butonin OK do behet nderrimi i kanalit. Por butoni OK nuk vlen vetem per kaq. Ne menune e rregullimeve, ky buton funksionon si butoni ENTER ne tastieren e kompjuterit.
-
Edhe ne kete aparat qe ju keni blere ekziston nje mi (maus apo Mouse). Nese e shtypni nje here butonin do shikoni nje shigjete ne ekran. Nese e shtypni prape shigjeta do te c’aktivizohet.
-
Fshi dicka qe ke bere gabim. Kjo vlen kur keni tastieren aktive.
Ne artikullin tjeter do ju ofrojme nje manual perdorimi te shqiperuar.