Si ta kuptoni qe keni dhimbje koke nga tensioni dhe jo nga rrethana te tjera.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Si ta kuptoni qe keni dhimbje koke nga tensioni dhe jo nga rrethana te tjera.

Si ta kuptoni qe keni dhimbje koke nga tensioni dhe jo nga rrethana te tjera.

Si ta kuptoni qe keni dhimbje koke nga tensioni dhe jo nga rrethana te tjera.

Dhimbjet e kokës të shpeshta nga tensioni merren në konsideratë : Kur personi ka patur të paktën 10 dhimbje koke gjatë një muaji.
Ka shkallë të ndryshme të frekuencës ose të asaj që konsiderohet kronike. Personat që vuajnë nga dhimbja kronike e kokës prej tensionit, raportojnë që të kenë patur dhimbje më shumë se 180 ditë në një vit.

Kjo dhimbje koke shfaqet kryesisht nga të dyja anët. Ka një natyrë shtrënguese ose ushtruese presioni. Nëse është e lehtë, nuk ndikon apo pengon në kryerjen e punës.

Këta persona mund të shfaqin simptoma të shoqëruara me migrenë të tilla si :

  • Të përziera
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës ose zhurmave,
  • por zakonisht vetëm njërën prej këtyre simptomave

Simptomat më të zakonshme të dhimbjes së kokës prej tensionit përfshijnë :

  • Tension në muskujt përreth kokës dhe qafës,
  • presion të vazhdueshëm në kokë,
  • më shpesh mbrapa syve,
  • dhimbje në bazë të kafkës,
  • marramendje në raste të rralla.