Te gjithe ne kemi ne rrethin shoqeror disa tipa te cilet i etiketojme si te ndeshmit. Jane tipa zakonisht introvert por jo vetem. Kemi te bejme me disa persona te cilet jane ndryshen persa i perket temperamentit. Kjo nuk do te thote se jane me probleme sigurisht.
Ja disa karakteristika qe njerezit e ndjeshem kane:
-
Preken shpejt
Flasim per persona qe preken shume shpejt. Me nje fjale te degjuar mos beni cudi nese i shihni duke qare. Edhe ngjarje qe s’ kane te bejne me ta i prekin shume emocionalisht. Ne te shumten e rasteve ata jane te ngrysur. Nuk e ndjejne veten sociale dhe mendojne se jane te papelqyeshem. Shpesh vene ne dyshim edhe aftesite e tyre. Ne biseda shoqerore, degjojne me vemendje gjithcka qe thuhet sepse e marrin shume personale.
-
Vendimet i bejne nervoze
Kur u duhet te marrin nje vendim, ata behen keq. Nuk jane te afte te marrin vendime pa marre mendime prej te tjereve. Gjithashtu ndihen te pafuqishem vetem. Gjithnje do te duan ate motren e madhe, mamin, apo shoqen e ngushte prane. Kete e vini re edhe kur ata bejne shoping. Gjithnje do te kene nevoje per dike qe tu thone se eshte zgjedhje e mire ajo qe po bejne. Fjala e te tjereve i lekund pa mase.
-
I marrin gjerat shume personale
Nese do gjendeni ne nje bisede ne grup dhe diskutoni per dicka. Nese ajo gje i prek pak nga interesi i tyre, te jeni te bindur se biseden do e marrin personale. Do mendojne se cdo gje po e thoni ne lidhje me ta. Dhe per me shume do e marrin si sulm. Madje ne shume raste edhe mund te ngrihen nga tavolina te revoltuar dhe refuzojne te japin arsye konkrete.
-
Krijojne marrdhenie shume te thella
Po te futen ne nje marrdhenie, ata fiksohen shume. Perkushtohen dhe japin gjithcka kane prej vetes. Pervec kesaj ata pretendojne qe ajo marrdhenie nuk do kete kurre fund. Kjo i ben keta persona te lendohen edhe me shume. Pas nje zenke do ju duhen disa dite qe te marrin veten. Nderkohe qe nese behet fjale per ndarjen, ata nuk e kapercejne nje situate te tille pa nderhyrje te personave te afert. Sado qe te perpiqen, te vetem nuk ju bejne balle sfidave te tilla. Nje ndarje per ta, eshte mbyllja e nje cikeli jetesor.
-
Preferojne vendet e qeta
Dalja me ta sigurisht qe duhet te jete e kujdesshme. Vende te qeta, pa shume njerez, me muzike te lehte. Keto jane vendet me te preferuara. Nese mendoni kinemane, harrojini filmat e frikshem. Gjithnje ju duhet te zgjidhni nje vend qe ato ndihen rehat. Dhe nese keni nevoje per keshille : harrojini vendet me njerez shume. Shikimet e teperta jane vrastare per ta.
-
Durojne shume pak
Durimi ne aspektin e dhimjeve por edhe te inatosjes. Dhimbjet i durojne jashte mase pak. Behen alarmante. Ndersa inatosja, mbetet problem. Inatosen per gjera te vogla pa rendesi dhe shume shpejt.