Ne te dy. Ndoshta nje dite… (Flete nga ditari im) histori dashurie
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Njeriu dhe deshirat. Keshillat e nje miku. Psikologji.

Njeriu dhe deshirat. Keshillat e nje miku. Psikologji.

Nuk e di se si mundem te fle i qete. Ose me mire te them te verteten. Gjumi nuk me merr. Por edhe kur jam zgjuar nuk me ze vendi. Ka disa here ne jete qe njeriu nuk eshte i afte te beje as perpara, por as te kthehet mbrapa. Gjendja psikologjike dhe shpirterore behen lemsh me njera-tjetren dhe nuk i dihet me as fillimi, as mbarimi. Keto raste jane te komplikuara dhe nuk ka doktor qe te vere dore mbi ty. Edhe nese doktori ve dore. ka dy rezultate. Ose do te cmendesh, ose do te cmendet edhe doktori me ty.

E kam fjalen per rastin kur njeriu bie ne dashuri. Nuk e di se si mund te quhet dikush njeriu i gabuar.

Kush eshte njeri i gabuar ne jete ????

  • Une mendoj se te gjithe jemi gabim ne cdo gje qe bejme. Duke filluar qe nga mendimi. Nese mendon pozitivisht, ben gabim. Kjo sepse nese ajo qe ke enderruar nuk behet atehere zgjenjehesh. Keshtu nuk ka doktor qe te vere dore mbi ty.
  • Nese mendon negativisht eshte me keq akoma. Mos e fillo dicka te cilen ti do ta shikosh si te pamundur. Ne kete rast doktori nuk eshte i nevojshem sepse ti i ke prere shpresat per ate deshire qe kishe.

Atehere cfare duhet te besh. Le te fillojme me disa keshilla logjike.

Nese ke rene ne dashuri me dike, dhe shumica e njerezve (kusherinjve) te thote qe nuk eshte per ty atehere sigurohu qe te ikesh ne pike te nates me ate njeri. Merre me vete dhe ik jeto diku larg atje ku nuk te shikon njeri. Nese je optimist per te jetuar me ate njeri, atehere bravo ia dole. Por mos u deshpero nese jeta nuk te ecen sikur e kishe menduar. Mendo se do marresh ne qafe edhe nje njeri tjeter i cili te besoi.

Kjo do te thote qe perpara se te fillosh te besh nje veprim te tille duhet te mendohesh shume. Mendo qe duhet te kesh nje baze qe te ndertosh dicka te re. Por mendo edhe deshtimin. Eshte pjese e jetes.

Zakonisht kur te ndjek terrslleku keshillohet te mos besh asgje. Jo per tjeter por cfaredo qe te besh do te shkoje per dreq. Keshtu qe lere veten si elektron te lire dhe prit diten e neserme.

Ndonjehere duhet te degjosh edhe zemren.

Por kjo pasi te keni lexuar hapat e mesiperm. Pasi te jeni bindur per ato qe thashe me lart atehere jepi. Je ne rruge te mbare. Po nese dicka serish te pengon ti mos u frikeso. Keshtu qe gjej force dhe kaperceje edhe ate pengese te cilen s’e kishe menduar kurre se mund ta lije mbrapa.

Keto ishin keshilla per te gjithe te demoralizuarit. Nje gje mos e harroni kurre.

Me keq se eshte nuk mund te behet.