Kuptimet e enderrave te nxehta..... Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Kuptimet e enderrave te nxehta….. Psikologji

Kuptimet e enderrave te nxehta….. Psikologji

Çdo të thotë kur ëndërroni sikur kryeni marrëdhënie seksuale me një njeri të panjohur

Kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë, si për femrat ashtu edhe meshkujt. Ndoshta pa dashur po ndieni nevojën për t’u futur në lojë, si në planin sentimental ashtu edhe në atë profesional, duke nxjerrë jashtë grintën dhe kuriozitetin kundrejt gjërave që më parë nuk ju interesonin. Me pak fjalë: duhet të shfryni energjinë tuaj vitale.

 

Kuptimet e enderrave te nxehta..... Psikologji

…kur kryeni marrëdhënie me një person që e urreni

Ju e nënvlerësoni shumë veten si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Prandaj keni nevojë për një ndryshim. Përkëdheleni veten, mjaft u treguat indiferentë dhe kristalizoni mendimet duke u fokusuar te të drejtat tuaja, në mënyrë që të respektohen.

… kur kryeni marrëdhënie me një grua

Keni nevojë për ngrohtësi, përkushtim dhe të forconi më shumë lidhjet me partnerin. Ndoshta e konsideroni sipërfaqësore marrëdhënien tuaj dhe dëshironi ndonjë demonstrim të veçantë për të vërtetuar se ai ende ju do.

…kur kryeni marrëdhënie me një njeri të famshëm

Duke ëndërruar diçka të tillë vini në mëdyshje konsideratën që keni për veten dhe mënyrën e të dashuruarit, ju pëlqen të joshni, dhe kërkoni më shumë siguri për aftësitë tuaja që të kapni “gjahun”. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të nxirrni kthetrat.

…kur ëndërroni sikur kryeni marrëdhënie me ish të dashurin

Edhe sikur të jetë personi me të cilin keni kaluar 10 vjet ose vetëm disa ditë në verë, këto personazhe mbeten në arkivat e trurit dhe rishfaqen për të trazuar ëndrrat tuaja natën. Ndoshta ndieni nostalgji për të kaluarën, edhe pse jo domosdoshmërish për personin në fjalë, por për atë periudhë të jetës e për mënyrën sesi trajtoheshit në çift. Ky mund të jetë treguesi që diçka nuk shkon në jetën aktuale në çift.