Perberesit për brumin e biskotave:
- 1 filxhan e gjysem miell
- 1luge e vogel puder pjekjeje
- cerek luge e vogel kripë
- 10 luge gjelle gjalpë të freskët
- 2/3 filxhan sheqer
- 1 vezë të madhe
- 2 luge te voglavanilje pluhur
- Lëkurën e 1 portokalli
Perberesit për mbushjen me fiq:
- 400 gr fiq të tharë të prerë në copëza të vogla
- gjysem filxhani me ujë
Përgatitja :
- Përzieni miellin, pluhurin e pjekjes, kripën në një tas të vogël.
- Rrihni gjalpin dhe sheqerin në një tas të madh, rreth 5min.
- Shtoni vezën, vaniljen dhe lëkurën e portokallit dhe vazhdoni t’i rrihni.
- Përzieni miellin në tasin me gjalpin deri sa të bëhet masë uniforme e butë. E vendosni brumin në frigorifer për të paktën 4 orë ose gjithë natën.
- Përzieni fiqtë me ujin dhe i zieni. I lini me kapak mbuluar deri sa fiqtë të kenë thithur gjithë ujin.
- Merrni një nga copat e brumit dhe e vendosni mbi letrën e pjekjes ku keni vendosur miellin. E hapni në formë drejtkëndëshi dhe i hidhni me kujdes nga pak masën e fiqve. E mbështillni me vetë brumin dhe e vendosni në frigorifer deri sa të bëni dhe të tjerat.
- I fusni në furrë për pjekje ne 200 grade per 25 minuta.
- Pasi te jene pjekur lerini te ftohen pak qe ti prisni ne forma nese deshironi.
- Mund ti shijoni me kafe, caj ose kakao…