Per cfare ju sherbejne lekurat e mandarinave. Mos i hidhni ato....
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Per cfare ju sherbejne lekurat e mandarinave. Mos i hidhni ato….

Per cfare ju sherbejne lekurat e mandarinave. Mos i hidhni ato….

Mandarinat e këtij sezoni jo vetëm na ëmbëlsojnë ditën, por mund edhe të përdoren për shumë gjëra të tjera. Ndaj mos i hidhni. Mund të përfitoni nga idetë e mëposhtme:

Per cfare ju sherbejne lekurat e mandarinave. Mos i hidhni ato....

Pse duhet të ruani lëkurat e mandarinës

Mendoni për mandarinat dhe lëngun me vitamina, por edhe për lëkurën e tyre, sepse në fakt të gjitha agrumet i kanë këto veti. Shtresa e jashtme, pra lëkura është e pasur me vajra aromatikë që kanë fuqinë të ruajnë aromën delikate dhe shijen, sa herë e prekim.

Ja disa mënyra se si mund ta ruani aromën e tyre

Thajini në furrë:

Jo më shumë se 140 gradë. Koha varion sipas lagështisë së lëkurës, por zakonisht zgjat deri në 30 minuta. Më pas mbyllini në një enë hermetike.

Ruajini në frigorifer: 

Lëkurat e mandarinave mund të ruhen në frigorifer, në një qese hermetike, e mbyllur shumë mirë, për disa muaj.

Në ngrirje:

 Nëse i grini imët lëkurat mund t’i fusni në ngrirje, në një qese hermetike dhe t’i përdorni më vonë.

Per cfare ju sherbejne lekurat e mandarinave. Mos i hidhni ato....

Mënyrat e përdorimit të lëkurave

Ato mund të përdoren për ëmbëlsira, për pije, për likere, për gatime të ndryshme, për të gatuar mishin e pulës, për kokteile të ndryshme. Gjithashtu, ato mund të përdoren për një bërë qiri natyral.