Cfare ju nevojitet :
- 1 luge gjelle vaj ulliri
- 1 qepe te grire imet
- 4 thelpinj hudhre
- 1 luge e vogel kripe
- 1 pako makarona te gjata
- 3 filxhane caji domate te prera imet
- 2 filxhane kafeje borzilok te fresket
- gjysem filxhan uje
- 300 g suxhuk te grire
- piper
- 1 filxhan parmexhan apo kaçkavall
Pergatitja :
- Hedhim vajin e ullirit ne tigan dhe e leme te nxehet.
- Ne te skuqim thelpinjte e hudhres, dhe me pas qepen e prere imet.
- Kur te jete shuar qepa shtojme edhe borzilokun, me pas domatet e prera imet.
- Shtojme edhe gjysem filxhan uje.
- Ju hedhim kripe dhe piper.
- E ne fund shtojme suxhukun te cilin nuk e leme me shume se 10 minuta me masen e salces.
- Ziejme makaronat.
- I veme ne nje tenxhere vetem me uje dhe kripe.
- Pasi te jene zier i kullojm nga uji dhe pa u ftohur i hedhim salcen siper.
- I trazojme derisa te behen teresisht me salce dhe qepe.
- Mund ti servirim duke ju hedhur edhe djathe te grire siper.
- Keshtu ne 15 minuta keni dreken gati.
Shijojini…..