Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.

Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 1 kg miell
  • 3 veze fshati
  • 50 gr sode buke
  • 50 gr kripe
  • 3 gota uji kos
  • djathe te bardhe
  • ullinj

 

Menyra e pergatitjes :

  1. Si fillim tundim vezet me soden e bukes,.
  2. Me pas shtojme kripen dhe kosin..
  3. Pasi te jene perzier mire, shtojme miellin avash avash. Si fillim i perziejme me luge pastaj fillojme e ngjeshim me dore. Keshtu bejme brume si te bukes. Dhe e leme te vije per 40 minuta.
  4. Pasi te vije brumi e marrim dhe e shtrojme ne tavoline. E shtrijem me petanik por jo per ta bere pete te holle. E leme pak te trashe.
  5. E presim me thike ne kube jo te vegjel.

 

Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.

Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.

 

 

  1. Marrim nje ene dhe shtypim djathin. 
  2. Pastrojme ullinjte nga berthamet dhe i shtojme tek djathi.
  3. I perziejme mire.
  1. Mbushim copat e peteve me kete perberjedhe i mbullim.
  2. i Shtypim anash mire qe te mos dale djathi.
  3. I skuqim ne vaj te tepert ne tigan ose i pjekim ne furre duke i lyer me gjalpe dhe te kuqe veze siper.
  4. Keto kulace me djathe dhe ullinj mund ti sherbeni ne cilin vakt te deshironi.

Kulace te vegjel te mbushur me djathe dhe ullinj. Receta gatimi.

JU BEFSHIN MIRE!! 🙂