Rreziqet qe ju kanosen nese flini me shume sesa duhet. Shendet.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Rreziqet qe ju kanosen nese flini me shume sesa duhet. Shendet.

Rreziqet qe ju kanosen nese flini me shume sesa duhet. Shendet.

Të gjithë mjekët pajtohen se gjumi është jetësor për shëndetin tuaj dhe se ju duhet të bëni gjumë të bollshëm për të funksionuar si duhet gjatë ditës. Gjumi i mjaftueshëm dhe i mirë ul rrezikun e disa sëmundjeve si dhe të vdekjes së parakohshme.

Por cdo gjë e mirë e tepruar, është e dëmshme për ju. Prandaj edhe gjumi i tepruar ka disa efekte negative në shëndetin tuaj.

Rreziqet qe ju kanosen nese flini me shume sesa duhet. Shendet.

  1. Jeni në rrezik të fitoni ndonjë sëmundje zemre

Studimet tregojnë se nëse fleni më tepër sesa 8 orë brenda ditës gjasat që ju të vdisni nga ndonjë sëmundje zemre rriten për 34%.

 

  1. Do të keni probleme me peshën

Nëse nuk fleni mjaftueshëm atëherë do shtoni peshë, dhe gjasat që të vuani nga obeziteti janë më të mëdha.

 

  1. Mund të fitoni diabet

Gjumi i tepruar rrit nivelin e sheqerit në gjakun tuaj dhe ju mund të fitoni sëmundjen e diabetit.

 

  1. Nuk mund të perqendroheni

A keni humbur koncentrimin tuaj? Krejt kjo ndodh si pasojë e gjumit të tepërt. sa më shumë kohë që të kaloni në gjumë, aq më të vështirë do ta keni të koncentroheni.

 

  1. Ka rrezik të vdisni më herët

E frikshme, por e vërtetë. Studimet kanë treguar se ata që bëjnë shumë gjumë janë më të prirë të vdesin në moshë të hershme.

 

  1. Nuk keni disponim të mirë

Depresioni dhe gjumi shkojnë dorë për dore, njëra e shkakton tjetrën dhe anasjelltas. Njerëzit në depresion flejnë shumë. Por edhe njerëzit që pa kurrëfarë arsye fillojnë të bëjnë shumë gjumë kanë prirje të mëdha për tu shëndrruar në depresivë.