Pule e pjekur sipas menyres me te vecante qe keni provuar.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Pule e pjekur sipas menyres me te vecante qe keni provuar.

Pule e pjekur sipas menyres me te vecante qe keni provuar.

Për 4 persona nevojiten :

  • 2 pula të vogla
  • 100 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 2 limona
  • 1 tufë erëza të freskëta ose 2 lugë gjelle erëza të thata (rigon, borzilok, rozmarinë, dhiozmë)
  • 6 feta proshutë
  • 1 lugë gjellë kripë e trashë
  • 1 lugë gjellë piper i zi
  • 2 thelpinj hudhra të grira
  • 4 qepë
  • 1 filxhan çaji verë e bardhë

Pule e pjekur sipas menyres me te vecante qe keni provuar.

Përgatitja:

  • Presim limonët në feta dhe e ndajmë proshutën në copa të vogla.
  • Presim hollë erëzat.
  • E lëmë gjalpin jashtë frigoriferit që të zbutet dhe e përziejmë me mustardën, erëzat, proshutën, hudhrën, kripën e trashë dhe piperin.
  • Lyejmë me këtë masë pulën. Krijojmë të çara në gjokset e pulave dhe vendosim në to feta limoni.
  • Presim qepët në feta të holla, i përziejmë me fetat e mbetura të limonëve dhe mbushim me to barkun e pulave.
  • I vendosim në një tepsi të thellë, hedhim verën, e mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe i pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 40 minuta.
  • Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për disa minuta të tjera derisa pulat të marrin ngjyrë.

Shijojeni!!