Caji i malit eshte nje nga bimet me te mira qe ekziston dhe rritet ne Ballkan.
Ndryshe ai njihet me emrin Sideritis është një bimë e egër, që është përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë.
Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte
ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.
Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë:
Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon.
Cilat jane dobite e cajit malit ne shendet??
- Çaji i malit ndihmon tretjen,
- forcimin e sistemit imunitar
- trajton të ftohtin e zakonshëm,
- gripin dhe viruset e tjera,
- alergjitë dhe astmën,
- kongjestionet e sinozitit,
- madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta
- perdoret ne darke por edhe gjate dites per qetesim te qelizave nervore
- mund te perdoret per pagjumesine por nuk garanton 100% eficense ne veprim.
- Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta.
- Eshte i këndshëm, aromatike me vajra esenciale dhe ekstrakte të kësiaj barishte aromatike që është treguar se ka aktivitet të fuqishëm antioxidant në lipidet substrate.
- Ka efekte te favorshme popullariteti në organet e sipërme të frymëmarrjes që e bën këtë çaj gjërësisht të përdorueshëm nga shqiptarët, si një pije e përdorur veçanërisht në mot të ftohtë po edhe si barë natyral imuniteti që ka një sterol frakcion të njohur si anti-inflamator.
- Caji i malit mund te perdoret edhe per femijet e vegjel.