Deshironi vetulla te trasha dhe te plota? Ja si mund ti arrini...
Home » Si Behet » Mode » Deshironi vetulla te trasha dhe te plota? Ja si mund ti arrini…

Deshironi vetulla te trasha dhe te plota? Ja si mund ti arrini…

Në përpjekjen për t’i rregulluar ato, e ekzagjerojmë me piskatore? Mos u frikësoni, ka një mënyrë për të rritur vetullat: ja cila është!

Deshironi vetulla te trasha dhe te plota? Ja si mund ti arrini...

Vetullat!

Sa herë mund të na ketë ndodhur që t’u prishim formën me piskatore në përpjekjen për t’i nxjerrë ato ashtu siç një estetist bën? Pastaj duke u përpjekur t’i rekuperojmë hapim telashe edhe më të mëdha. Le ta lëmë panikun e minutës së fundit para se të shkojmë në një festë, dhe të përqendrohemi te kozmetika për të maskuar vrimat me laps, dyll apo kremra të ndryshëm duke i aplikuar me saktësi. Dhe pastaj kërkojmë që vetullat të rriten më të trasha dhe sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet të bëjmë pak durim. Ja se si të veprojmë.

Provo me jeshile:

Për të stimuluar folikulat, një ilaç shumë i mirë është bërë nga aloe vera, falë enzimave që përmban. Nëse duam një rezultat stimulues, ne mund të përziejmë aloen me vajra esencialë. E ëmbël dhe efektive.

Vaj, vaj, vaj :

Ndër mjetet natyrore, vajrat zënë një vend nderi. Receta perfekte është me vaj pluhur, vaj ulliri dhe vaj bajame për t’u aplikuar çdo ditë në vetullat para gjumit: vitamina E, që gjendet te këto vajra, i fryn dhe i forcon ato, si dhe nxit rritjen e re. Edhe vaji i kokosit mund të shfrytëzohet për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të ngrohtë dhe duke e masazhuar mirë.

Së pari vezë :

Nëse nuk e kemi të ndaluar, mund të përdorim vezë, tek të cilat përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa është në gjendje të ushqejë flokët, madje edhe flokët e vetullave. Për një maskë efektive, përdorni vetëm të verdhë veze të rrahur mirë, dhe aplikohet si një mbështjellje që do të mbahet për të paktën një të katërtën e orës nga ana që do të trajtohet.

Zëvendësimi natyral :

Për të ndihmuar në rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një pastrim më shumë se një herë në javë, për të favorizuar zëvendësimin qelizor dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve të reja. Bëjmë lëvizje delikate rrethore me një substancë për fytyrën, e rëndësishme është të jetë delikate, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e zonës së trajtuar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme :

Nëse nuk mund ta bëjmë atë vetë, mund të kthehemi tek prodhimet farmaceutike, të cilat stimulojnë rritjen e lokalizuar të flokëve, siç janë sera dhe peptide të bazuara në flavonoid që përfshijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë folikulat, duke favorizuar rritjen. Çështje lëndësh kimike!