Konstrukti i trupit eshte favorizues per shume njerez. Te pasurit e nje gjatesie mesatare ose me shume sigurisht qe eshte dicka komode. Pike se pari mund te mendojme per vetevleresimin qe keto persona kane. Keshtu ne pergjithesi te gjatet, jane shume me te lirshem ne veprime. Nga ana tjeter jane disa te tjere qe gjatesia nuk eshte ne favorin e tyre.
-
Si duhet te ndihen personat e shkurter :
Te jesh i shkurter nuk do te thote qe duhet te ndihesh keq. Perkundrazi, duhet te kujdesesh per cdo tipar tendin. Vetvleresimin? Sigurisht qe duhet ta keni ne maksimum! Fakti qe jeni pak me te shkurter se te tjeret sigurisht qe nuk duhet tu beje te ndiheni inferior. Respektimi i tipareve vetjake eshte dicka shume e mire. Me e bukura eshte te arrish te duash veten. Pastaj sigurisht qe do ndihesh i dashur edhe prej te tjereve. Nderkohe mos harroni qe cdo gje nis tek vetja.
-
Si duhet te flasim me personat e shkurter :
Takimi me personat qe jane te shkurter nuk duhet te kete ndonje ndryshim me te tjeret. Shpesh veme re se ne rruge dikush perkulet per tu pershendetur. Eshte normale ne fakt. Ama vetem per t’u pershendetur. Nderkohe qe komunikohet me dike te shkurter nuk eshte etike mbi te gjitha, te perkulesh. Te kerrysesh apo edhe te shtremberosh koken. Ndjesia qe do percillni do te jete shume negative. Shpesh jane disa gjeste te vogla qe e bejne dike te ndihet keq.
-
Si duhet te ecim me personat e shkurter :
Nese jeni duke ecur me dike me te shkurter, qendroni drejt. Nuk eshte e nevojshme te mblidhni shpatullat apo te mbani gjunjet te perkulur. Nese do ti vini doren mbi sup, ose nese e rrethoni nga te dyja supet, sigurisht qe do benit mire. Kjo ndikon ne rehatine e personit qe keni prane. E beni te ndihet mire dhe komod. Ne te kundert, nese kerryseni sigurisht qe do e beni te ndihet shume keq. Do jete ne siklet te vazhdueshem. Normale qe ndihet edhe i\e pafat per gjatesine qe ka. Orientimi i trupit duhet te behet drejt me te atij qe flinsi.
Ambjenti ku gjendeni ka te beje shume. Prania e nje trotuari, u jep pak favor. Fare thjesht mundeni te silleni perballe trotuarit, duke i bere me dije qe ai\ajo te ngjitet siper e te ndihet me mire. Por edhe nese nuk keni favor rruge apo ambjenti, vazhdoni biseden thjesht. Vetem shikimi duhet te ulet poshte, ne drejtim te personit.