3 filxhanë çaji fruta të thata, të përziera (kumbulla, kajsi, rrush i thatë)
200 gr gjalpë
2 filxhanë çaji miell
gjysem filxhanë çaji mjaltë
2 filxhanë çaji sheqer
3 lugë caji maja bukë
2 lugë kafeje kanellë
1 lugë kafeje karafil
1 lugë kafeje arrë moskat
Lëkura e grirë e 2 portokajve
1 filxhan çaji arra të grira
gjysem filxhan çaji lëng portokalli
gjysem filxhan çaji “Brandy”
Gjalpë dhe miell për formën
Menyra e pergatitjes :
Pasi të kemi përzier lëngun e portokallit me brandyn, hedhim frutat e përziera e të prera hollë dhe i lëmë të njomen për gjysmë ore.
Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë miellin, sodën, lëkurën e grirë dhe beharnat.
Në fund, hedhim frutat e thata dhe e përziejmë mirë.
E vendosim masën në një formë të lyer me gjalpë e të pudrosur me miell ( rreth 20 cm) dhe e pjekim kekun në furrën 150° Celsius për të paktën 1 ore e gjysem duke pasur kujdes që të mos digjet sipërfaqja.
E lëmë të ftohet mirë dhe e servirim të shoqëruar me kos ose akullore.
Ky kek mund të ruhet për mjaft kohë, i mbështjellë me membranë plastmasi dhe i vendosur në vend të freskët.