Nje nate e gjate pa gjume? Cfare duhet te beni te nesermen ne mengjes!
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Nje nate e gjate pa gjume? Cfare duhet te beni te nesermen ne mengjes!

Nje nate e gjate pa gjume? Cfare duhet te beni te nesermen ne mengjes!

Nje mengjes ku nuk keni fjetur fare sigurisht qe do jete i lodhshem. Por duke i kushtuar pak rendesi mund te mos jete edhe aq. Keshtu jane disa gjera praktike shume te thjeshta qe mund te beni per t’u ndjere mire.

Nje nate e gjate pa gjume? Cfare duhet te beni te nesermen ne mengjes!

Se pari : Nise diten me nje dush te vaket.

Nuk keni pse futni koken poshte rubinetit me uje te ftohte. Nese ndiheni te pergjumur, mjafton te beni nje dush te ngrohte. Normalisht qe duhet te shmanget uji i nxehte. Keshtu do te ndiheni te lehtesuar.

Se dyti : Hani nje mengjes te bollshem.

Trupi juaj ka humbur energji. Edhe pse gjate nates keni qendruar ne krevat, trupi juaj ka konsumuar shume rezerva. Nje pjese e lodhjes dhe e keputjes, vjen si pasoje e mungeses se ushqimit. Prandaj, ndihmojeni veten duke ngrene nje mengjes te mire. Pi leng frutash dhe qumesht.

Se treti : Dil per te ecur.

Te ecurit ndihmon shume organizmin per rikthimin e energjive. Ndonese ndiheni te lodhur, duke dale ne ajer te paster do ndiheni mire. Mbathni nje pale atlete, nje xhup komod, dhe nisuni. Merrni dicka per te degjuar muzike!

Gjithashtu : Hidhni parfum.

Aroma e parfumit do u zgjoje plotesisht. Perdorni nje arome te rende nese mundeni. Por nese nuk i perdorni parfumat ka nje tjeter zgjidhje. Era e mentes, ose e limonit. Zieni nje xhezve mente ose lekure limoni. Qendroni mbi avullin e tij dhe do u ndihmoje. Mundeni ta pini lengun edhe me pak sheqer, sepse u jep energji.

Duhet te shmangni : Pijet energjike.

Trupi juaj ka nevoje te ri-fitoje energjite e humbura, ne menyre natyrale. Nuk duhet te perdoren stimulant, pije energjike, apo kafeine e tepruar. Pasojat mund te mos jene te pelqyeshme per ju.

Se fundmi : Lere makinen, vazhdo diten duke ecur.

Te shkuarit ne pune me makine, duke qendruar mbi sindiljen tuaj komode, do u beje te ndiheni te pergjumur. Nisu ne kembe. Edhe nese e keni larg destinacionin, deri ne nje fare pike ecni!