Alkooli
I mirë për :
- një konsumim i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën,
- edhe pse efekti i kësaj vihet re më shumë te meshkujt e moshës së mesme.
- Dy ose tri teke alkool në ditë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në masën 30%.
I keq për :
- të pirët jashtë normave dhe në sasi të mëdha shkaktojnë sëmundje të parikthyeshme të mëlçisë,
- varësi,
- ndërsa te gratë rritet predispozita e kancerit në masën 6%.
- Ka edhe nga ata që thonë se alkooli shkakton sterilitet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Kafeja
E mirë për :
- kafeina është droga stimuluese më e përdorur në botë dhe duke qenë se është një stimulues shumë njerëz e preferojnë gjatë gjithë ditës në formën e kafesë. A
- jo përmirëson memorien afatshkurtër,
- nxit fuqinë e muskujve,
- të mban më të përqendruar
- mbi të gjitha ka një shije të pëlqyeshme.
E keqe për :
- lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, artritit, lindjeve të parakohshme dhe rritjes së presionit të gjakut.
Dietat
Të mira për :
- t‘u dukur e bukur ditën e dasmës me fustanin nusëror,
- për t‘u dukur bukur në plazh dhe sigurisht për t‘u ndier më femër.
Të këqija për :
- anoreksinë,
- buliminë dhe varësi të tjera me pasoja që shkaktohen nga dietat.
- Ato shkaktojnë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veshkave, kancerin dhe osteoporozën.
Ushtrimet
Të mira për :
- zemrën, mushkëritë, muskujt, qarkullimin e gjakut.
- Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe zgjasin jetën.
Të këqija për :
- nyjet, nëse vraponi më shumë se sa duhet pa këpucët e duhura.
- Goditjet në zemër.
Testet gjenetike
Të mira për :
- ata të pafat që kanë trashëguar gjene që u krijojnë predispozita për sëmundje të ndryshme, si në rastin e gjenit BRCA1, që shton rrezikun e kancerit të gjirit te gratë,
- teste të tilla ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.
Të këqijat :
- tek ata që kanë sëmundje të pakurueshme, dijenia mbi ekzistencën e gjeneve që mund t‘ua shkaktojnë ato me kalimin e kohës është thjesht një vështirësi më shumë shpirtërore dhe mund të bëjë që ata ta kalojnë jetën e tyre në frikë e tmerr të një momenti të rëndë.
Pushimet
Të mira për :
- të pushuar,
- për t‘u zbavitur,
- për të kaluar kohën me familjen,
- e për të ndryshuar rutinën.
Të këqija për :
- aparatin tretës
- dhimbjet e kokës,
- aksidentet, sëmundjet dhe… kjo mund t‘ju vijë e papritur, depresionin.
- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problemet mendore janë raste të shpeshta që hasen te turistët. Sigurisht bëhet fjalë për probleme momentale.
Infeksion
I mirë për:
- fëmijët e vegjël që kanë nevojë të marrin baktere në fëmijëri, në mënyrë që të formojnë sistemin imunitar.
- Ata që nuk përballen me infeksione në fëmijërinë e hershme ka shumë më shans që me e kalimin kohës të kenë probleme me alergjinë apo me astmën.
I keq për:
- sepse shkakton sëmundje
Lëngjet
Të mira për:
- njerëzit që nuk i pëlqejnë frutat dhe preferojnë të pinë lëngun e tyre.
Të këqija për:
- dhëmbët. Acidi i lëngut të portokallit krijon probleme me zmaltin dhe fëmijët që pinë shumë lëngje portokalli e humbasin oreksin për ushqime.
- Kjo njihet në mjekësi si “sindroma e pirjes së lëngjeve”.
Puthja
E mirë për:
- t‘u mirërritur, uruar, për t‘u ndier mirë, për të joshur, për t‘u ndier intim, për qejf.
E keqe për:
- të marrë sëmundje nga goja, për ethet e gjëndrave të cilat përhapen përmes pështymës, si edhe për sëmundje të tjera.
- Edhe Hepatiti B mund të transmetohet përmes së puthurës.
Qumështi
I mirë për:
- fëmijët që kanë lindur një brez më parë e që kanë pasur nevojë për kalciumin e qumështit për të forcuar kockat e trupit dhe mbajtur presionin e gjakut të ulët.
I keq për:
- të rriturit dhe fëmijët e sotëm që kanë dieta shumë më të pasura.
- Ai trash arteriet, që shkaktojnë më pas sëmundjet e zemrës.
- Ato shkaktohen nga yndyrat që merren në fëmijëri, si nga qumështi, apo produkte të tjera.
Qetësuesit
Të mirë për:
- qetësimin e dhimbjeve, qofshin ato aspirina, paracetamolë, ibuprofen apo ilaçe më të forta.
Të këqija për:
- stomakun. Mijëra njerëz përfundojnë çdo vit në spital, për shkak të gjakosjeve të zorrëve të shkaktuara nga medikamentet.
Rrezet e diellit
Të mira për:
- krijimin e vitaminës D, që është thelbësore për formimin e kockave dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo skleroza.
Të këqija për:
- shkaktimin e djegies së lëkurës, shkaktimin e melanomës, që është edhe forma më e rëndë e kancerit të lëkurës.
- Kjo ka bërë që mjekët të thonë se njerëzit në plazh duhet të ruhen nga përballja me diellin e orëve më të nxehta të ditës.
Çaji
Të mirat :
- çaji i zi redukton sëmundjet e zemrës, stresin, nxit vëmendjen dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar. Mund të parandalojë edhe diabetin.
Të këqijat :
- po t‘i shtosh qumësht i redukton anët pozitive dhe sheqeri i përkeqëson.
Burimi : Mjekesia online