Do doja ta filloja me fjalet “Kur me te mos jem” shfryrjen time emocionale te ketij momenti kur ti nuk je prane meje. Gjithashtu do doja te kuptoje edhe gjendjen time. Jam fajtor. E di kete. Jam fajtor qe nuk mundem te jem “UNE”. Per njeriun ishte shume e rendesishme qe ti perkase vetes fillimisht, pastaj te tjereve. Me shpirt nuk do ta doja veten nese ty nuk te shikoj mire.
Edhe pse nga larg do doja te te shikoja gjithmone te lumtur.
Keshtu e imagjinoj veten time. Shume gjera nuk jane ashtu si ne i enderrojme. Madje sa me shume ti enderrojme aq me te kunderta dalin ne realitet. Por une do doja qe per te vetmen here ne jete te isha me fat. Enderroj qe endrra ime te behet realitet ne krahet e tu. Aty ku edhe engjejt do enderronin te ishin qofte edhe per pak sekonta.
Ah, ai perqafimi yt. Jam njeriu me me fat ne bote. Kam jetuar disa momente qe me japin nje ndjesi te papershkrueshme ne cdo moment.
Nderkohe vargjet e nje kenge shoqerojne mua, goten time dhe ndjenjat e mia qe shpalosen ne fletoren e bardhe duke nxirre nje nga nje cdo rrjesht.
Najhere nese malli per mu te merr, Dije dyrt e zemres teme jon cel
Jom ne vendin e njejt ku me ke lane atehere, najhere, najhereeee…
Keshtu shoqeheron mendimet e mia. Me ndjenja qe mbushin shpirtin me mallengjim sa here qe ti je larg meje. Ka shume raste ama qe edhe te te degjoj zerin eshte privilegj per shpirtin tim. Nese do kisha qofte edhe nje sekond jete do doja ta shpenzoja ne vendin me te lumtur ne univers : Ne perqafimin tend, qe me jep jete.
Por deri tani kam mesuar shume nga ty. Kam mesuar se si te jetoj i lumtur edhe pse lumturine e kam shume larg. Kam mesuar te gezohem ne buzeqeshjen tende, edhe pse buzeqeshja ime nuk eshte brenda meje. Jam fshehur brenda dashurise tende te pafund dhe enderroj te jetoj aty pergjithmone.
Jam i lumtur sepse jetoj ne vendin me te sigurte ne bote : Ne zemren tende.
Aty lumturohem nga ngrohtesia qe kam gjetur. Por une kam disa pyetje per ty.
Si do ta paguaj miresine tende ?
A do mundem ndonjehere te te dua me aq force sa ti me do ?
Do doja shume te paguaja borxhin tim ne kete jete. Kam filluar te mendoj shume here se dua “te largohem”. Dua te shkoj atje ku askush nuk do kete me fuqine te me shqetesoje. Jam i sigurte se dikush do kujtohet shpeshhere per mua. Nuk dua te me kujtoje per keq. Nuk dua ti jem asnjeriu borxhli.
E aq me shume ty, pavaresisht se te detyrohem shume. Prandaj edhe pyes perseri : Si do mundem te jem ne krahun tend atehere kur ti do kesh nevoje per te vetmen here. Te mendoj vazhdimisht. Perfytyroj fytyren tende te qete. Sinqeriteti qe zbret ne mollezat e faqes te shkelen deri ne driten e syrit. Keshtu dukesh ti ne syte e mi.
Ti nuk e di se sa i lumtur jam kur doren ta prek.
Mjaftohem me kaq. Me jep jete ledhatimi yt. Dua te fle pergjithmone i lumtur ne perqafimin tend. Por duhet te jem edhe realist. Nuk jetohet gjithmone me nje enderr. Ndonjehere duhet patur guximi te besh nje hap perpara. Duhet jetuar me realitetin qe shume here dhemb me shume se c’e ke parashikuar.
Dua te te dua ne pafundesi. Deri ne cmendurine me te madhe qe njeriu enderron.
Te lutem qendro prane meje. Qendro duke i dhene frymemarrjes sime oksigjenin qe i mungon. Te dua. Te betohem qe je engjelli im mbrojtes.
E nese nje dite me nuk do te jem atehere ti mos u merzit. Mendo qe une jam aty. Gjithmone kam qene por ti thjesht nuk e ke besuar. Kam qene aty prane kur ti flije. Degjoja te rrahurat e zemres tende ne qetesine qe nata me ofronte. Degjoja frymemarrjen tende. Lumturohem qe jam pjese e jotja.
Kur me te mos jem.
Na ndiqni ne Facebook ne adresen : www.facebook.com/sibehet
Psikologji, receta gatimi, tekste kengesh, lajme sportive dhe shume gjera te tjera qe ju te kaloni nje ore te kendshme ne shoqerine tone.