Kam frike nga ideja se do mbetesh nje enderr e pakapshme, qe do venitet drejt mbarimit........
Home » Historia ime » Kam frike nga ideja se do mbetesh nje enderr e pakapshme, qe do venitet drejt mbarimit……..

Kam frike nga ideja se do mbetesh nje enderr e pakapshme, qe do venitet drejt mbarimit……..

Akoma edhe sot nuk e kam kuptuar sesi nje “Askush” mund te behet gjithckaja e jetes tende. Mbase edhe me ju ka ndodhur dicka e tille sikur me mua, ama per vete akoma nuk kam gjetur nje shpjegim.. Nuk di te kuptoj si mund te ndodhin gjerat kaq papritur dhe kaq bindshem.
Ndoshta kush e ka provuar dashurine edhe do e kuptoje por te tjeret thjeshte do mendojne se humben disa minuta duke lexuar dicka pa vlere.

Per mua nuk ka qene aspak e lehte dhe as nuk pres te jete e tille, ideja qe nje mengjes do zgjohem dhe nuk do jesh aty per te thene miremengjes. Qofte edhe per te lexuar nje tekst te shkurter me frazen miremengjes dashuri…..
Ne nje fare menyre nuk dua as ta pranoj idene qe nje dite nuk do jem aty per te pire kafen e mengjesit sebashku.. Per te bere rremuje mbi tavolinen e bardhe apo edhe per te shperqendruar teksa perpiqesh te perqendrohesh ne punen tende. Nuk dua ta mendoj ate dite kur syte tane nuk do kercejne valsin e lumturise gjersa ledhatohen nga lotet qe as vete si kuptoj pse vertiten neper bebezat e syve.

Nuk dua ta mendoj sesi do jete mengjesi kur nuk do te ndjej qofte edhe nje perqafim. Ose edhe kur nuk do jesh aty per te me thene : a fjete mbreme? Nuk e di se ku do gjej motivet apo arsyet. Edhe pse shpesh merzitem prej nje komenti qe ti e le me kritike ndaj meje, perseri do me mungosh. Qofte edhe sa here me ben te qesh ne mes te nje diskutimi teper serioz. Do jete e veshtire me beso! Jam mesuar qe me shakate e tua te percaj zymtesine e humorit tim. Mbase jo cdo moment, por te jesh i sigurt se gjithmone ishe aty me mua.

E verteta eshte se akoma nuk kam takuar dike si ti ne jeten time. Dike qe te me beje te qesh, te qaj, apo te flas sikur te me vije. Nuk e di sesi do te ndodhe me ty, por mua do me marre shume kohe deri sa te mesohem edhe pa ty. Sado te perpiqem per te nisur dicka, do jesh aty edhe ti.. Gjithnje prane meje. Per tu kujdesur edhe pa e ditur si. Mos u habit. Aq shume sa kemi biseduar, edhe pa dashje, do me vish ne mendje gjithmone. Kur te jem e lumtur, per te kujtuar qe ti ishe dhe je motivi i asaj lumturie. Apo edhe kur te jem e trishtuar, per te me kujtuar se asnjehere askush dhe asgje nuk e meriton trishtimin tim.

Kjo nuk eshte pak, per te konsideruar ty qelizen time te pandashme. Keshtu qe me thuaj, a nuk do jete e lehte edhe per ty??
Apo ti asnjehere nuk e dije se dikush ishte prane teje per te marre nga ti nje pjese te trishtimit tend? A nuk e kuptove asnjehere qe dike e merrte malli sa here ti mbyllje deren per tu larguar. Apo sa here ti nuk dije sesi te lakoje nje buzeqeshje ne buze….

Kam frike nga ideja se do mbetesh nje enderr e pakapshme, qe do venitet drejt mbarimit dhe kjo me ben te lendoj veten duke te dashur akoma me shume. 

Edhe sa here ta bind veten se nuk duhet te te mendoj, pa dashje dikush do te shfaqet aty, per te me thene dicka qe do e kishe thene ti. Mbase do te jete aty per te me thene se sa shume me do, nderkohe qe une do jem duke dashur dike qe asnjehere nuk do e kisha qofte edhe per ta ndjere afer.

Ndihem keq sa here qe te harroj. Aty me shfaqet ideja se nje pjese e shpirtit tim mungon..Do doja mos te kisha njohur kurre. Te pakten mos te kisha ndryshuar as pershtypjet apo idete qe prej kohesh i kisha rrenjosur ne mendje. Do doja mos te isha perhumbur asnjehere ne shikimin njemijekuptimesh qe vec ne syte e tu e kam gjetur. Ndoshta do ishte me mire per te dy………

Dicka dua ta kerkoj nga ti, nese nje dite do te takohemi, dua qe pavarsisht situates te me flasesh. Besome qe do jete duke me munguar tingulli i zerit tend cdo dite, nga mengjesi ne mbremje.

Ndonjehere krenohem me forcen qe kam per ti harruar njerezit.. Por me beso qe nuk eshte e lehte te te harroj ty! Plogeshtia e ndjenjave te mia me ben te urrej fatin qe nuk munda asnjehere te kem nje thesar sic je ti…

Me zemren hapur do te pres gjithmone.. Per te me thene nje fjale apo per te me kujtuar nje moment.