
Familja është një rreth i dashurisë dhe fuqisë. Pyetni shumë njerëz në këtë botë se çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre, dhe do të kuptoni që shumica prej tyre do të përgjigjen: Familja ime.
Por sado qoftë i rëndësishëm ky rreth i dashurisë, me jetët tona të zëna mund të ndodhë që edhe ti humbasim prioritetet.
Ky artikull fokusohet në disa gjëra që bëjnë që një familje të jetë e lumtur.
1. Mundohuni
Gjëja më e rëndësishme është që të mundoheni dhe të jepni më të mirën prej vetës që të ndiheni të lumtur ju dhe rrethi juaj. Nëse punoni së bashku si familje për lumturinë tuaj, atëherë gjërat do të shkojnë shumë më mirë.
2. Jepni fëmijëve ca autoritet
Kjo do ti ndihmojë ata të zhvillohen më shumë. Do dine te kuptojne disa nga detyrat qe duhet te kryejne ne familje. Mbi te gjitha nuk do te abuzojne me lirite qe ju ofrohen. Mos harroni qe temperamenti i femijes forcohet ne moshe akoma te vogel.
3. Bëhuni pjesë e komunitetit.
Familjet që janë pjesë e komunitetit dhe shqetësohen për të mirën e tij janë më të lumtura në përgjithësi. Mjafton te merrni pjese ne rituale te ndryshme. Mund te beni nje perpjekje per te ndryshuar dicka ne lagjen apo rrugicen tuaj. Mjafton te beheni pjese e ambjentit qe ju rrethon.
4. Limitoni stresin
Një studim pyeti fëmijët: “Nëse do të kishit një dëshirë që do t’iu plotësohej në lidhje me prindërit tuaj, cila do ishte?”
Shumica u përgjigjen: Të ndiheshin më pak të lodhur, e më pak të stresuar.
Sado te lodheni, perpiquni te mos ankoheni gjithe kohen. Fakti qe nuk jeni te kenaqur me jeten qe beni, nuk do te thote se do e rregulloni ate. Thjeshte mos u beni kaq shume pesimist. Gjerat e duhura duan kohe te ndodhin..
5. Hani darkë së bashku
Koha e kaluar në darkë me familjen tuaj nuk krahasohet me asgjë.
#Psikologjia_online