Te gjithe duam te bejme nje jete te qete dhe te lumtur. Sigurisht qe nuk na kushton asgje te jemi ne forme dhe pozitiv. E per me shume qe gjithcka nisen tek ne. Jemi ne ata qe jetojme ose jo te lumtur. Nepermjet sjelljeve tona ndertojme jeten qe duam. Nuk eshte aspak e vertete qe lumturia jone varet nga ai qe kemi perkrah. Nese ne duam, sigurisht qe mundemi te jemi nejrezit me te lumtur ne bote.
Ja ku jane hapat qe ju qojne drejte lumturise shpirterore :
Jeto me optimizem.
Nese jeni optimiste do ta keni shume te kehte ne shume gjera. Duke besuar vazhdimisht se dicka do te behet, ju do i ofroni vetes nje lumturi te brendshme. Mos pritni te jeni te lumtur nese mendoni se do deshtoni gjithmone.
Perkushtohu ndaj pasioneve tuaja.
Te gjithe kemi hobe dhe pasione. Nese ne nuk i veme ne pune, sigurisht qe do i ofrojme vetes shume negativitet. Beni mire te kujtoni cfaredoni dhe ta vini ne jete. Duke u perkushtuar ndaj pasioneve, do te filloni te ndjeni lumturine.
Jeto per diten e sotme.
Mos zgjidh asnjehere te mendosh se cfare do te behet neser. Duke menduar per te nesermen nuk do arrish te shijosh diten e sotme. Ndaj bej me te miren e mundshme per sot. Jeto dhe buzeqeshi jetes. Leri pas kraheve shqetesimet dhe problemet. Gjithcka do te zgjidhet ne kohen e duhur.
Largohu nga virtualiteti.
Ne kete rast e kam fjalen per rrjetet sociale. Ato nuk te ofrojne gje tjeter pervec nje bote hipnotike. Ndaj se pari fillo te vleresosh njerezit qe ke prane. Dhuroju buzeqeshje dhe perqafime, e jo nje like ne statuse. Shkeputu per nej dite nga rrjetet sociale dhe jeta jote do te marre tjeter kuptim.
Ndermerr eksperienca te reja.
Ke degjuar nje mike e jotja do dale ne fundjave ne piknik?? Cfare pret? Shko edhe ti. Nese do dalesh per shoping gjithmone, nuk do te jape kenaqesi si ne fillim. Ndaj perpiqu te besh gjera te reja. Ndermerr udhetime. Gjithcka te jep energji do te beje shume te lumtur.
Falendero.
Mirenjohja lidhet me lumturine. Nese ju jeni mirenjohes atyre qe keni prane, do ta beni edhe veten te lumtur. Ajo ndikon ne permiresimin e shendetit. Ju ndihmon shume ti beni balle veshtiresive. Gjithashtu do te ndihmoje ty, te besh marredhenie me te forta. Falendero kedo meriton ekte fjale prej teje.
Dhuro.
Nuk e kam fjalen te dhurosh vetem dhurata. Ndjesia me e mire per ty, do te vije kur te dhurosh tek dikush qe ka nevoje. Edhe ti, jepi dikujt qe nuk ka shume gjera. Gjithcka e tepert tek ti, eshte e manget tek dikush tjeter.
Mbaj prane njerez qe ja vlen.
E ke parasysh cfare do te thote te kesh njerez qe ja vlen prane? Do te thote se do kesh gjithmone dike per te qeshur apo per te qare. Do te jete gjithmone dikush qe do te beje te perjetosh aventura. Dhe asnjehere nuk do e ndjesh veten Vetem, sado te jete ora, apo cilado dite e javes te jete. Ndaj zgjidhi mire njerezit qe do prane.
Mos e ki prioritet te jesh domosdoshmerisht i\e lumtur.
Te kerkosh me deomos nuk eshte zgjidhje. Sigurisht qe gjithcka ndodh ne kohen dhe vendin e duhur. Nese une po jap keto keshilla, nuk do te thote se ti duhet te ngrihesh dhe ti zbatosh. Perkundrazi, duhet te jetosh me sa me shume pozitivitet. Lufto per te arritur gjithcka meriton por mos e kerko me deomos. Nese dicka duhet te ndodhe, ajo do ndodhe edhe nese ti nuk do sforcohesh. Ndaj vlereso gjithcka ke, dhe perpiqu te kesh gjithcka meriton. Gjithmone pa demtuar lumturine e te tjereve.