Nuk shqetesohesh per shendetin tend.
Shpesh ndieni shqetesime shendetsore te ndryshme. Dhimbja e kokes nuk ju le te shihni qarte. Ndiheni te lodhur dhe te trishtuar. Nuk keni fuqi te rregulloni krevatin ne mengjes. Ndiheni te trishtuar pa arsye. Keni ankesa te vazhdueshme per shendetin. Por ju asnjehere nuk beni perpjekje te beni nje vizite tek doktori. Asnjehere nuk i jepni rendesi shendetit tuaj. Stresoheni pa mase dhe e lini veten te mbyteni nga trishtimi.
Nuk zgjidhni njerezit e duhur per te patur prane.
Asgje nuk na demton ne jete me shume sesa prania e njerezve te gabuar prane. Ata qe zgjedhim te kemi prane jane pergjegjes per lumturine apo trishtimin tone. Sa me shume njerez te gabuar te kemi prane aq me te merzitur do te jemi. Zgjedhja e partnereve te gabuar eshte vendimtare per mireqenien tone.
Asnjehere nuk gjeni kohe per tu argetuar.
Ju gjeni kohe per cdo gje pervec se per te kaluar bukur. Asnjehere nuk gjeni kohe per te kaluar bukur. Punoni gjithe kohen dhe nuk justifikoni nje pasdite te qete. Nguliteni gjate gjithe dites ne pune dhe nuk beni pak pushim. Edhe pse puna juaj eshte e rendesishme, ju keni nevoje te merrni pak fryme. Keshtu qe hapini syte njehere e mire dhe shikojeni sesa njeri i rendesishem jeni.
Nuk perpiqeni per te gjetur dicka me te mire.
Puna qe ju beni nuk i shpreh potencialet tuaja mjaftueshem, por ju nuk beni perpjekje ta ndryshoni ate. Ju ndiheni sikur te zene ngushte dhe nuk kerkoni te beni dicka ndryshe. Thjeshte nuk keni deshire te rrezikoni per te miren tuaj. Jeni koshient se duke qendruar pa bere perpjekje nuk ndryshon asgje, por prap se prap ju aty qendroni. Nese nuk ndiheni mire ne punen qe beni, duhet te ndryshoni dicka. te pakten perpiquni per te miren tuaj.
Krahasoni veten me dike tjeter.
Mos kujtoni se ju beheni nje njeri me i mire nese e krahasoni veten. Ju thjeshte po e perulni veten. Krahasimi me dike qe do doje te ishe si ai, sigurisht qe eshte nenvleresuese e vetes. Prandaj, kuptoje njehere e mire se ti mund te mos jesh njeriu me perfekt ne bote, por perfektionizmi qendron vec ne gjerat qe varen prej te tjereve. Ju duhet te krahasoni veten me dike qe ka thuajse te njejtat aftesi sikur ju.
E urreni trupin tuaj.
Nese nuk ndiheni rehat me veten dhe me trupin tuaj eshte mungese dashurie per veten. Duhet te doni veten per ate qer ju jeni. Askush nuk ka lindur perfekt dhe mos pritni te jeni te tille. Mesohu me faktin se njerezit i duan te tjeret per bukurine e brendshme jo per fasade. Pastaj meso te jetosh per shpirtin e te tjereve jo per syte e tyre.
Te tjeret vendosin per ju.
Ne mungese te vetedashurise ju e lini veten ne dore te te tjereve. Dmth ju i lini te tjeret te vendosin per ju. Nuk eshte e logjikshme qe dikush te beje kompromis per aftesite tuaja. Nese ti meriton dicka, lufto per te. Dhe kur themi LUFTO duam me te vertete ta beni ate. Ju nuk meritoni qe te tjeret te ju vene cmim.
Beni zgjedhje nga frika.
Te gjithe ndihemi ndonjehere te zene ngushte. Sigurisht qe eshte normale te kemi frike dhe te stresuar. Por kjo nuk do te thote se ne duhet te bejme zgjedhje ne presion e siper. Se pari duhet te mesosh te qetesohesh dhe te kuptosh se cila eshte menyra me e mire.
Shpesh ndiheni kot…..
Ju e beni veten te ndiheni inferiore ne sy te te tjereve. Ky eshte vyrtyti me i keq qe mund te keni. Kjo eshte demoralizuese dhe shkaterruese. Mos lejoni qe te jepni pershtypjen e dikujt qe nuk e do aspak veten. Duhet te kuptoni se jeni shume te vecante dhe te rendesishem. Gjithmone ne menyren tuaj, kerkoni vendin qe meritoni…