Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.

Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.

Ftohja dhe gripi nuk kanë një kurë të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

Pjesa më e madhe e këtyre kurave  kanë një histori të gjatë aplikimi. Cilat kura popullore që mund t’i aplikoni në shtëpi, mund t’ju shpëtojnë nga gripi dhe ftohja?

Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit. Dhe po sigurisht qe mund të ja dilni, madje me shpejt sesa në spital. Ndonjehere me pak kujdes mund te ja arrini shume thjeshte te permiresoheni, e mbi te gjitha te mos keni nevoje te pini ilace. 

 

Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

 

Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhni një sy këtyre kurave popullore:

 

– Uji dhe lëngjet e tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje. Ndersa pijet me gaz as mos mendoni ti pini. Nese me të vërtetë keni dëshire të kaperdini dicka të gazuar, provoni vec një gllenjkë dhe mjaft!!

 

Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.1

 

Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet. Do ju shpifet në fillim por do ju ndihmoje shumë..

 

 

Pikatore për hundë ose spray: pikatoret apo sprayt e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se sprayt e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Sprayt me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes, siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

 

Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.1

 

Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes.

  1. E para, duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator.
  2. E dyta, përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen  në pjesën e brendshme të hundës.

 

Kura popullore kunder gripit, qe dita e diel te mos ju kaloje ne krevat te vetem.1

 

Keshtu që, perpiquni së pari të ndihmoni veten tuaj. Brenda pak kohesh do ndiheni shumë me te lehtesuar!!

MOS HARRO!! Duke qëndruar në krevat pa berë asgjë, vetëm ndihmoni në kohëzgjatjen e sëmundjes jo në permiresimin e saj.