Gjestet qe ben ai qe te bejne te kuptosh se eshte njeriu i duhur per ty!
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Gjestet qe ben ai qe te bejne te kuptosh se eshte njeriu i duhur per ty!

Gjestet qe ben ai qe te bejne te kuptosh se eshte njeriu i duhur per ty!

I pëlqen shumë të qëndrojë me ty

Të fton për të shkuar në kinema, të shoqëron për në supermarket, te dentisti dhe të merr te stacioni kur kthehesh nga një udhëtim apo nga puna; dhe të gjitha këto i bën pa i thënë asgjë ti. Pra, atij i pëlqen shumë të qëndrojë me ty dhe këtë e tregon çdo herë që t’i jepet rasti.

 

 

Miqtë e tij janë edhe të tutë

Fakti se interesohet për miqtë e tu është një shenjë pozitive. Akoma edhe më mirë nëse miqtë tashmë i keni të përbashkët dhe me ta dilni shpesh. E rëndësishme është që ju jeni mirë bashkë dhe dëfreheni.

 

 

Ti e njeh familjen e tij

I njeh të afërmit e tij…dhe gjithçka ka ndodhur në mënyrë shumë natyrale. Është e qartë se nuk ka asnjë siklet për t’u prezantuar me familjen e tij, sepse ai ndihet i sigurt për ju dhe beson se ti mund të jesh ajo e duhura!

 

 

Nuk dëshiron të ndryshojë

Edhe pse mund të besosh se je femra më e mrekullueshme në botë (dhe me siguri je) gjithsesi ke defektet e tua, të vogla apo të mëdha. Por megjithatë, ai të pëlqen gjithçka ti je, në të mirë e në të keq. Ndaj urime, ke përkrah dikë që të do pikërisht ashtu siç je!

 

 

E di përse ti qan

Ai e di gjithmonë arsyen e lotëve të tu: të ngushëllon, të qetëson dhe të këshillon sipas situatës. Kjo do të thotë se është i kujdesshëm ndaj emocioneve të tua dhe se nuk ka frikë t’i ndajë me ty.

 

 

Përdor shpesh “Ne”

I pëlqen të shkojë për të studiuar jashtë, për të punuar ose thjesht për të udhëtuar dhe kur flet për këtë përdor fjalën “ne”. Nuk ke përse të shqetësohesh: ai nuk dëshiron të të “komandojë”, por të ketë me vete kudo, dëshiron që të bëni plane bashkë.

 

 

Të thotë se i mungon shumë

Edhe pse mund të kenë kaluar dy ditë larg njëri-tjetrit, ai sapo të sheh lumturohet dhe të thotë se i ke munguar shumë. Mos e nënvlerëso thellësinë e ndjenjës së tij në këtë rast.

 

 

Kujdeset

Të regjistron pjesën e telefilmit tënd të preferuar, të përgatit mëngjesin nëse zgjohesh pas tij, të mban çantat e pazarit edhe pse mund të jenë të lehta. Tregohet gjithmonë i sjellshëm!

 

 

Është krenar për ty

Ke ndryshuar punë, ke gjetur një tjetër, ke fituar konkursin që e kishe për zemër…çdo herë që fiton diçka në jetën e çdo dite, ai është krenar për ty. Si e tregon këtë? Duke ia ke thënë miqve, motrës apo vëllait të tij etj. Vlerësimi që ka për ty është një nga gjërat më të rëndësishme, nga e cila do të varet zgjedhja për të kaluar jetën bashkërisht.

 

 

Të dëgjon

Je zënë me një miken tënde, ke bërë fjalë me një koleg ose thjesht ke kaluar një ditë të keqe. Ai është aty për të të dëgjuar dhe të le që të “nxjerrësh” të gjithë inatin dhe zhgënjimin që ndien.

 

 

Keni të njëjtat vlera

Besoni në respektin reciprok, në rëndësinë e afeksionit familjar ose ndani të njëjtat ide për jetën.

 

 

I dukesh seksi

Muajt e parë të lidhjes ke përdorur shumë të brendshme seksi për t’ia “marrë mendtë”. Por me kalimin e kohës, pavarësisht se ti mund të kesh shtuar disa kile, apo je veshur keq, ai të pëlqen dhe i dukesh seksi. Nuk është e vështirë ta kuptosh!

 

 

Nuk grindeni kurrë

Nëse keni diskutuar, sepse nuk keni qenë dakord për ndonjë gjë është normale. Por nëse nuk të vjen në mend asnjë grindje e vërtetë me të, atëherë jeni me fat. Të duket e çuditshme, sepse çiftet që njeh grinden shpesh.

 

 

Po bën ekonomi

Ke vënë re se kohët e fundit ai po mundohet të kursejë dhe të mos shpenzojë për gjëra të tepërta. Kjo është një shenjë e rëndësishme, e cila tregon përpjekje për një të ardhme në çift.

 

 

Është romantik

Ai ka qenë gjithmonë i këndshëm dhe i dashur me ju, por kohët e fundit të duket më romantik se zakonisht. Të nxjerr jashtë për të ngrënë dhe prenoton tavolinën më me intimitet. Ku i dihet, mbase po përgatitet për momentin e shumëpritur nga ty…

 

 

Të do shumë

Kjo duket se tingëllon e qartë, por…të ndjesh është e thjeshtë, ndërsa të dashurosh është paksa më ndryshe. Kur të thotë të dua dhe të shikon thellësisht në sy, të jesh e sigurt se së shpejti do të kërkojë të martoheni.

 

 

Ka pasur histori të tjera në të kaluarën

Të ka treguar për të kaluarën e tij dhe ti je në dijeni për të gjitha lidhjet që ai ka pasur.

Analizo informacionet që ke: mos kanë qenë të gjitha histori të shkurtra? Flet lehtësisht dhe bëhet më serioz kur të tregon për ish-et e tij? Nëse ka pasur ndonjë histori më të rëndësishme, e cila ka zgjatur më shumë se 6 muaj, do të thotë se ai mund të “angazhohet” edhe për afate të gjata…

Cfare e ben ate te jete mashkulli i duhur per ty.