
Si pergatitet ballakumja.
Perberesit :
- 1 kg miell misri
- 100 gr miell gruri
- 8 veze
- 400 gr gjalpe fshati
- 50 ml qumesht
- 1 kg sheqer
Pergatitja :
Ne nje ene te thelle tresim gjalpin bashke me sheqerin. I rrahim mire derisa te behet nje mase e lengshme dhe me shkume te bardhe.
Ne nje tas, perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe me pas i bashkojme me gjalpin duke rrahur vazhdimisht. Bashkojme te dy llojet e miellit me masen e pergatitur dhe vazhdojme te rrahim me pirun.
Brumin fillojme e punojme me dore, me shume force. Shtojme akoma miell nese eshte ne trajte te qullet. Kur te jete bere i forte, e leme te pushoje rreth 20 minuta.
Pas 20 minutave shtojme edhe nje dore miell dhe e ngjeshim me dore. (Kjo per arsye se gjate pushimit lirohet).
Ndajme brumin ne rrathe me madhesi mesatare. Iu ushtrojme pak force persiper, qe te ngjeshen ne tepsi.
Pjekja do te behet ne furre te parangrohur ne temperature 170 °. (Nuk eshte nje orar i mirepercaktuar, sepse ata duan kohe qe te marrin ngjyren e kuqerremte. Kjo kohe sigurisht varion mes 40 me 50 minuta).
Pasi te jene pjekur, hiqini nga tepsia dhe vendosini ne nje ene..