Sjellje te perditshme qe po na 'budallepsin' cdo dite e me shume.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Sjellje te perditshme qe po na ‘budallepsin’ cdo dite e me shume.

Sjellje te perditshme qe po na ‘budallepsin’ cdo dite e me shume.

Sjellje te perditshme qe na bejne ‘budallenj’.

Nese nuk e keni kuptuar ne jemi vete pergjegjes per shendetin tone. Menyra sesi zgjedhim te jetojme do te thote shume per shendetin fizik dhe psikologjik. Ndaj sa me mire te sillemi me veten aq me te shendetshem dhe te zgjuar do te jemi. Sot dua te perqendrohem tek inteligjenca. Cfare ndikon ne te qenit me te zgjuar se te tjeret? A jemi ne pergjegjes per nivelin tone te zgjuarsise? Si mund te behemi po aq te zgjuar sa te tjeret. Disa sjellje, na bejne me ‘budallenj’ sesa jemi. Fatkeqesisht eshte po aq banale sa po e them.

 

Sjellje te perditshme qe po na 'budallepsin' cdo dite e me shume.

Ja cilat sjellje tona, ulin nivelin e inteligjences.

 

Konsumoni ushqime te embla me shume sesa duhet.

Truri fillon te ngadalesoje punen e tij, 6 jave pasi kemi konsumuar rregullisht sheqer. Ndaj nese per 6 jave, cdo dite ne i japim organizmit sheqer, reagimi i trurit do te jete negativ. Kjo gje ndikon ne memorien tone. Ndaj per pasoje ulet edhe aftesia per te mesuar apo per te mbajtur mend. Nese jeni student, nuk duhet kurrsesi te hani shume ushqime qe permbajne sheqer. (Eliminoni fruktozen).

 

 

Nese eksozoheni ndaj duhanit.

Sic e dime efekti negativ i duhanit ndihet edhe nese nuk e konsumojme ate. Ndaj nese jemi te ekspozuar ndaj tymit te duhanit do kemi edhe memorie me te dobet. Akoma me keq nese ekspozimi nis qe ne moshe te vogel. Kjo ndikon drejtperdrejt ne uljen e IQ. (Inteligjences). Sasia e monoksidit te karbonit rritet me shtimin e duhanit prane vendit ku jemi. Per pasoje ai zevendeson oksigjenin, pa te cilin, truri nuk eshte me i shendetshem.

 

 

Sjellje te perditshme qe po na 'budallepsin' cdo dite e me shume.

Shtimi ne menyre te ndjeshme ne peshe.

Sa me te shendoshe aq me pak aftesi konjitive do te kemi. Ndaj reduktojeni rrezikun e humbjes se memories me uljen e peshes. Nese e mbani mendjen ne nje tjeter vend nderkohe qe hani, truri harron te te tregoje se je ngopur, per pasoje do hani pa kriter. Trashja pastaj sjell edhe probleme shendetsore me vete. (Yndyra ndryshon kimikatet ne tru).

 

Stresi.

Situatat stresuese reduktojne numrin e koneksioneve midis neuroneve ne tru. Per pasoje aftesia jone per te ju bere balle situatave te veshtira do dobesohet. Nuk do te kemi me te njejten aftesi dhe pergjegjesi. Ne nje fare menyre, stresi i tepert, na ben te leme veten ne balte. Nuk do jemi ne gjendje te perceptojme gjithcka si me pare. Njerezit qe nuk arrijne te perdorin inteligjencen emocionale, zakonisht perjetojne ndjenjat e ankthit dhe depresionit. Ata kane me shume tendence te kensumojne alkool dhe substanca narkotike.