Te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine??
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine??

Te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine??

Nuk jemi mesuar akoma te kuptojme boten e te tjereve. Keshtu qe nese dikush vepron ndryshe prej te nesh quhet ANORMAL. Ne fakt shpesh here e pyes veten se cfare eshte normale ne Shqiperi? Fatkeqesisht shume gjera jane te ndaluara, ose me sakte : Na i ndalojne. Nese nje vajze shihet e shoqeruar me nje djal sot e me nje tjeter pas nje viti quhet pa ndrojtje ‘Kurve’. Mbiemer ky qe vihet me miratimin e shoqerise shume-fytyreshe dhe te syve kurioz qe qendrojne pas perdeve, per te pare se KUSH po kalon me KE ne rruge.

Jeta eshte dicka personale. Qe gjithkush e jeton ne menyren e tij. Dikujt i pelqen te rende pas femrave. Te kete sa me shume partnere. Te tjereve ju pelqen te ndertojne nje jete te qete me dike qe iu permbush nevojat qe Kane. Por qe mbi te gjitha i ben te jene te dashuruar.

 

Cfare ndodh nese humbet nje dashuri?!

Sigurisht qe zhgenjimi eshte i madh. Demoralizimi dhe humbja e kenaqesise nga jeta gjithashtu behen te pranishme. Por problemi nuk eshte tek ndarja sa tek mosha qe e perjeton kete humbje. Dhimbja ndihet shume me shume tek nje adoleshent 14-15 vjecar sesa tek nje 21-22 vjecar. Pasi edhe koncepti i ndarjes eshte ndyshe ne keto mosha. Per nje 14 vjecar te ndahesh nga partneri\ja eshte si fundi i botes. E ndjen veten te braktisur. Te neperkembur, dhe shpesh thone : Askush nuk me do! Do vdes i vetem. Ndaj edhe ne kete moshe shpesh merren vendime qe jo gjithmone mirepriten nga shoqeria.

Cfare ndodh ne keto raste?

Pervec kesaj disa ndjenja jemi mesuar ti shtypim. Sa e sa here nuk e kemi bere dikca, vetem nga frika e ndeshkimit, apo e mospelqimit. Jemi shoqeri e tille, qe fatkeqesisht jetojme per opinionin e te tjereve. Ndertojme lidhje per tu dukur bukur ne syte e te tjereve. Kerkojme partner per tu pranuar ne shoqeri. Fejohemi e martohemi per te lumturuar prinderit. Por sa e sa here keto gjera nuk ndjehen per tu bere? Sa vajza kane gjetur nje partner vetem per te mos u dukur keq ne syte e shoqerise. Ose edhe per te mos ua plasur ne fytyre prinderve te verteten e hidhur : Ma, Ba, une jam lesbike!

Apo ne rastet e djemve, si munden te pranojne nje te vertete qe mund te “shokoje” shoqerine. A do pranohen me ne grup nese e pranojne se jane gey? Ata do te perbuzen e percmohen edhe nga familja e tyre. Sigurisht qe jeta tyre do te shkaterrohet.. E pse ?! Sepse nuk ndjejne sikur te tjeret.. Sepse kane mbetur skllever te trupit dhe qelizave te tyre.

Cfare do te thote te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull. Pse ndodh keshtu?! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine??

 

Te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine?? Gei lesbike

 

Disa gjera nuk jane kaq te veshtira sa i bejme ne. E kam fjalen per ne si shoqeri. Nese dikush zgjedh qe te kaloje jeten me dike te seksit te njejte e c’te keqe ka? Nese kjo e ben ate person et jete i lumtur pse duhet ne te ua shkaterrojme ate lumturi. A nuk eshte thene qe jeta eshte dicka personale. Epo meqe eshte e tille, te gjithe le ta jetojne si te duan. Per aq kohe sa nuk na demton ne personalisht, atehere le ta jetojne jeten ne menyren e tyre.

Cfare e ben nje mashkull te shkoje drejt nje mashkulli? (Por edhe e anasjellta).

Jane zhgenjimet nga jeta qe detyrimisht do ta bejne dike te heqe dore. Ne kete rast behet fjale per humbjen e dashurise. Por mbi te gjitha, bashke me te edhe humbjen e besimit pergjithmone. Nese zhgenjimet jane te vazhdueshme nga femra te ndryshme. Nese nuk ka me asnje lloj deshire te ndjeje me dashurine e nje femre, detyrimisht qe do shkoje drejt gjinise tjeter. Faktikisht shume meshkuj nuk eshte se lindin Gei. Ata behen prej zhgenjimeve qe marrin. Trishtohen prej jetes qe jetojne dhe perpiqen te gjejne ngushellim diku. Ndaj edhe perfundojne ne krahet e dikujt qe i kupton. Kur zhgenjehen vazhdimisht kane nevoje per suport qe e gjejne tek dikush. E ky dikush eshte nje mashkull. Sepse askush nuk te kupton me  mire sesa nje i gjinise tende. Si perfundim do te cilesohe si Gei. Qe ne te shumten e rasteve trajtohen si monstra.

 

 

Menyra e jeteses :

Nje tjeter arsye eshte edhe menyra e jeteses. Grupet shoqerore ne te cilat bejne pjese. Fakti qe jane te shoqeruar vazhdimisht me meshkuj. Plus qe nuk kane eksperienca me gjinine tjeter. Meqe  edhe keshtu ndihen te plotesuar atehere nuk e kane problem nese do kene nje partner te gjinise se tyre. Nga ana tjeter kemi edhe ambjentin familjar. Nese nje djale eshte vella i disa motrave, do te jete tere kohen ne shoqerine e tyre. Zgjedhjet do ti bejne motrat per te. Shoqeria me e madhe do te jete me femra detyrimisht. E keshtu nis te kultivoje disa sjellje qe nuk jane mashkullore.

Gjithashtu rritet mundesia per te qene me sjellje delikate, te cilat e bejne ate person te jete i perkedhelur. Do te kerkoje vazhdimisht nevojen per te patur nje figure mashkullore prane. Dike qe ta beje te ndihet mire. Dike qe ti permbushe nevojat fiziologjike qe ka. Ndaj edhe detyrimisht do te kerkoje nje partner mashkull per te shijuar jeten seksuale.

 

 

Te jesh mashkull qe ndjen per nje mashkull! Ke te kundershtosh ndjenjen apo shoqerine?? Gei lesbike

Edhe per shume individe kjo eshte shume kontraverse, perseri nuk e ben dicka te ndaluar. Nese ne kete rast ai individ ndihet mire me jeten qe ben, atehere pse duhet te na shqetesoje ky fakt? Nje mashkull rend pas nje mashkulli per te plotesuar nevoja qe nje femer nuk mundet. Rend pas tij per tu ndjere me te veretet i gjalle. Per te ndjere dashurine e vertete. Meqe asnje femer nuk e ben te ndihet mire cte keqe ka qe gjen nje tjeter menyre.

Meqe te dashurosh nuk eshte mekat, pse duhet te jete nese dashuron dike te gjinise tende?? Pastaj a nuk e themi te gjithe se dashuria duhet te jete mbi dicka. Fatkeqesisht shoqeria i quan anormale keta njerez. Por ne fakt anormale jane ata qe nuk respektojne vendimet qe te tjeret marrin per jeten e tyre.