Si te ndryshojme humorin e dikujt qe eshte i\e trishtuar.
Ndoshta jeni mesuar me fytyra te trishtuara perreth. Por a keni bere ndonjehere perpjekje per te bere dike te ndihet me mire? Mbase edhe padashur tregohemi egoiste duke i lene te tjeret te jene te trishtuar. Por nese vete do ishim jo ne nje dite te mire, do donim dikush te bente dicka. Ekzistojne disa gjera qe mund te bejme per te bere dike qe te ndihet me mire. Nuk eshte aspak e veshtire por, duhet deshire. Nese nuk e ndjen se do te ndryshosh diten e dikujt, me mir mos e nis.
-
Deshmoi se e doni.
Ti tregosh dikujt se e do eshte terapi me vete. Eshte dicka shume lehtesuese te degjon frazen : “Jam prane teje sepse te dua shume”. Dashuria nuk i shprehet vetem partnerit. Ne rastet qe dikush eshte i trishtuar, beni mire ti tregoni sesa e doni ate.
-
Behu degjues i mire.
Ne disa raste nuk ke shume per te bere. Mjafton te degjosh me vemendje ate qe ke prane. Ndonjehere gjithcka kemi nevoje eshte te kemi dike qe na degjon. Ky eshte lehtesim me vete.
-
Mos e perdor fraze : Nuk eshte dicka per te cilen te shqetesohesh.
Ne fakt per ate eshte dicka qe i prish rehatine. Cfaredo qofte ajo gje. Nuk duhet kurrsesi ti themi se po merzitet kot. Gjithkush i sheh gjerat ne menyren e tij. Duke i thene se nuk eshte dicka shqetesuese, e bejme te ndihet me i merzitur. Pasi do kete edhe nje shqetesim tjeter, : Askush nuk po me kupton.
-
Mos merr rolin e psikiatrit.
Nese do kishte nevoje per nje psikiater do i drejtohej atij. Ai\ajo ka nevoje per nje mik. Ndaj perpiqu te tregohesh i tille. Edhe pse psikologu eshte gjithmone nje zgjedhje e mire, jo te gjithe e kryejne kete funksion. Nese do ja nisesh te flasesh si nje psikiater do e besh te nguroje per te folur. Prandaj ‘mbylle gojen’ dhe degjo.
-
Mos i thuaj “aaa e kuptovaaaa”.
Behu pak serioz ne kete rast. Gjendja shpirterore e tij\saj eshte cope-cope. Si mendon ti thuash se e kuptove se cfare po perpiqet te shprehe. Nese e ben kete gje, i ke dhene mundesine per te ndryshuar idene e asaj qe po thoshte. Perdor me mire frazen : “Ma merr mendja sa keq ndihesh”. “Po e kuptoj se sa te veshtire e ke.”
-
Nese kerkon te jete vetem, lere ne privatsi.
Mos e merr per ofendim nese dikush te thote, dua te jem vetem. Gjithkush ka nevoje per privatsi. Ndonjehere fjalet nuk na ndihmojne aq sa na ndihmon nje shfryrje duke qare vetem. Prandaj edhe pse ti do ta ndihmosh, e ai\ajo insiston te rrije vetem, ashtu bej. Lere vetem! Pas pak kohesh, shko aty.. Me siguri do doje te flase me ty.
-
Pyete se cfare mund te besh per te.
Kjo nuk eshte pyetje pa vend. Pyetja : Si mund te ndihmoj eshte e duhura. Keshtu ai\ajo do te tregoje se cfare mund te besh per te. Kjo do te jete edhe ndihme per ty pasi do ta dish tamam se cfare ka nevoje.