Ka lezet hena sonte. E madhe, shume e shndritshme. Vapa e korrikut ka filluar te beje punen e saj. Dikush qe kalon ne rrugen e zbrazet, prish ndricimin e henes duke lene hijen e tij ne cdo hap qe hedh. Harrova te ju them qe ai njeri jam une. Te lehurat e ndonje qeni qe ka frike edhe nga vetvetja vrasin qetesine absolute te mesnates. Harrova te them zhurmen e makinave qe pershkrojne autostraden si te terbuara. Diku ndonje mace fshihet ose iken vjedhurazi sapo me shikon. Ose edhe ndjek levizjet e mia duke u ruajtur nga nje sulm i papritur me ndonje shqelm sa per shfryrje. Ndoshta duhet te iki edhe une nga vetja ime. Ndonjehere jane qindra mendime qe bejne njeriun te ndryshoje edhe pse ne thellesine e shpirtit e di qe e ka gabim. Ndoshta qofte edhe nje perqafim qe mungon behet arsyeja qe mbushem me pesimizem.
Por cdo gje eshte normale. Gjithcka ndodh sepse njeriu e kerkon qe te behet me nje menyre te tille.
Disa gjera na bejne te bejme hapa perpara ose mbrapa. Kjo gjithmone ne varesi te situates ne te cilen ndodhemi. Por atehere kur njeriu dashuron ? A mundet dikush qe te me pergjigjet me saktesi nese gabon apo ben veprimin e duhur. A ka psikolog apo keshille psikologjie qe ben te mundur te binde nje njeri te dashuruar qe ai e ka gabim ?
Une mendoj se e di pergjigjen e sakte. Normalisht qe askush nuk mundet…
E nese them keshtu, kam te drejte. Asnjeri tjeter pervec meje nuk mundet te jete “une”. Vetem “une” mundem te jem njeriu qe e njeh shume mire veten e tij. Jane disa momente kur emocionet arrijne ta bejne fantazine e njeriut te kaperceje cdo kufi. Adrenalina kapercen cdo norme te lejueshme ne trupin tim, dhe si rrjedhoje gjaku vlon ne venat e mia ne menyre te pakontrollueshme. Zemra c’orientohet plotesisht, truri “mendon” se eshte ne funksion. Vetem shpirti eshte ai qe i kupton te gjitha ato qe thashe me lart. Dhe gjithcka thashe me lart kane nje kuptim qe spjegohen vetem nje permbledhjen e nje fjale te vetme.
Ti je gjithcka qe dua…
Gjithcka qe me jep force te jem keshtu. I cmendur, i etur per jeten time. Ka shume fjale te bukura per dashurine apo per menyren se si do doja te te pershkruaja ty. Cuditerisht dua te te permbledh ne nje fjale te vetme : LUMTURI. Me pelqen qe me thjeshtesine me te madhe te te them : Te dua.
E ndersa shkruaj mendime pa fund perplasen ne koken time duke bere nje lemsh te madh brenda meje.
Ndez nje cigare. Edhe pse nuk eshte mire sonte ne kete nate me eshte bere miku im. E thith dhe tymi shkon thelle ne kraharor. Mundohem te marr fryme. Ndoshta dicka ndiej qe po merr fund ashtu si cigarja ime qe digjet. Per fat ka filluar te fryje nje fllad i lehte. Kthej fytyren qe te freskohem sadopak. Pa kuptuar shikoj qe kam arritur perpara portes se shtepise. E hap me ngadale qe mos te zgjoj njeri. Kthej koken mbrapa. Vetem une dhe hena qe shkelqen pa u lodhur asnje moment. Dicka me vjen ne mendje vazhdimisht. Vargjet e nje kenge qe me eshte ngulitur. Marr laptopin ta gjej sepse kam aq shume deshire ta degjoj. Ose me mire kam shume nevoje te degjoj shume kenge qe me bejne te ndjehem mire. Ose jo …
Nese t’shoh, nuk muj mos me t’fol ty
nese t’shoh, nuk muj me kan i forti
se me ty inatin s’muj me majte
as ni her
Ti merri, merri, merri krejt prej meje
zemren teme maje ose theje
se me ty, jo inatin s’muj me majt
E rikthej serish. Syte me mbushen me lot por nuk dua te dorezohem. Jam shume i forte. Ndez nje tjeter cigare. Dua te pi dicka. Keshtu bej. Marr ate pak vodka qe me ka ngelur dhe e kthej ashtu te nxehte. Ndonjehere njeriun e merr nje rruge pa kthim qe edhe vete ai duhet te kuptoje fjalen fund. Por zemra thote ndryshe. Ndersa shpirti zvarritet duke u munduar te kapet ne kujtime qe e bejne te ndjehet mire. Aty gjen rehatine duke u vetemashtruar. Kjo eshte me te vertete dobesi qe nuk i pershtatet karakterit tim.
E nese cdo moment qe kalon, vret cdo gje qe njeriu nderton, te une funksionon ndryshe. Behem cdo dite me i forte. Nese dikush me harron, une kujtohem akoma me shume per veten time. I jap force te mbijetoje kundrejt harreses. Por ka disa momente qe e kupton qe serish je vetem. Atehere nje lemsh te mblidhet ne gryke. Dicka shume e forte se besimi qe ke, ti mbyt fjalet dhe nuk i le me te dalin. Fillon te “strukesh” perseri aty ku ishe ne fillim. Beson thjesht te dita e sotme pa patur nje vizion per diten e re.
A ka nje psikolog qe te zbertheje ato qe thashe me lart ? Cfare do me thoje ? Pasiguri ? Mosbesim ne vetvete ?
Nuk e di. Ndonjehere njeriu rri ne pritje te dickaje qe ka shprese qe do ndodhe, edhe pse thelle ne shpirt e kupton qe ka humbur. Po nese mrekullia ndodh ?
Mjaft e vrava vetem me te tilla mendime. Dita e neserme do te vije. Dy sy te medhenj dhe te bukur do vijne perpara meje serish duke me dhuruar lumturi. Nje ledhatim ne dore me rrenqeth trupin. Dita fillon serish me lumturi, ashtu sikur je edhe ti. Eshte vetem nata ajo qe shume here me sjell ne mendje gjera qe nuk dua ti besoj. Por eshte nata ajo qe me jep nje frymezim te cmendur per te shprehur ato qe ndiej thelle ne shpirt per ty.
Aty ku fjalet mbarojne dhe truri nuk arrin te prodhoje me shprehje te bukura, shpirti im prehet i qete brenda shikimit tend dhe gjen forcen te te doje shume e me shume. Por ka shume raste kur lotet zbarkojne ne fytyre si anija ne mol. Mundohem ti fshi dhe te mos i besoj vetes sime. Mungesa jote me dhemb. Ndonjehere frikesohem nga “harresa”. E marr veten serish. Ngre koken lart dhe shikimi yt me shfaqet perpara syve.
Fjalet nuk me dalin me. Jam bllokuar. Cuditem me veten time se si eshte e mundur. Dua te flas te them qofte edhe nje fjale. Gjitcka ka humbur ne kete nate. Tingujt e muzikes qe shetisin me flladin e eres jane te vetmit qe degjohen. Ndoshta edhe frymemarrja ime e rende. Ndonjehere gjerat shkojne me ndryshe nga ajo qe ne duam. Por jam i forte. Ne syte e te tjereve. Brenda meje ka nje zjarr qe me djeg. Eshte zjarri i dashurise qe ndiej per nje njeri qe me ben te jem i lumtur.
Sa dua te te them me fal…
Kujt ti them ? Mua ? Ty ? S’e besoj se duhet te kerkoj falje per dicka qe me zemer e kam bere. Perkundrazi jam krenar qe kam forcen te te dua. Ishin vargjet e nje kenge qe me japin force te shprehem me shume. Ndjehem ndonjehere i humbur. I vetem. Por jam mesuar tashme. “Ngrihem” serish ne kembe duke i thene vetes sime se gjithmone mundem, edhe pse kjo me dhemb.
Por duhet te te them dicka. Kam nje thike ne zemer. Me ngelet peng per sa te marr fryme. Dua te dish se shpirtin e kam aty tek ti. Edhe kur dielli lind, edhe kur perendon shpirtin e kam vetem aty tek ti. Me zemer dhe me shpirt jam pjese e jotja. Nuk e di nese do me besosh ne dicka. Te dua. Kam lumturi kur i them keto dy fjale.
Edhe pse koha kalon ajo qe kam mesuar eshte se me dhemb cdo dite e me shume vetem idea se nuk te kam. Ose une gabohem me mendimet e mia. Sa do doja.
Kam frike…Si gjithmone une jam serish i humbur. Kam mesuar te humb. Kam mesuar te dhuroj lumturi por jo te vras njeri. Jam mesuar te dhuroj shpirtin dhe gjithcka kam vetem e vetem te te shikoj te lumtur. Te pakten duhet te besosh qe kete ta them me shpirt. Dicka me ben te mos flas me asnje fjale edhe pse dua te te them shume. Dua te kem dike qe ti them cfare kam ne shpirt. A te kam ? A mundesh ? Dua te shprehem. Ndoshta dua te mbeshtet koken te supi yt dhe te qaj pa fund. Te te them cdo gje qe dua dhe pastaj te zhdukem pergjithmone.
Ndoshta keshtu ndodhin shume gjera ne jete. Njeriu nguron te flase. Mbyll porten e zemres dhe hesht pergjithmone. Nje prej tyre jam edhe une. Sa “larg” teje jam. Nuk mundem me te gjej kurajon te te them qofte edhe nje fjale te vetme, edhe pse kam aq shume per te thene. Sa do doja…por kam vendosur te mbyll porten e zemres sime. E di se nuk eshte mire, por nuk kam force para teje.
Mundohem ndonjehere te harroj gjithcka por shpirti im e di se si ndihet vetem nga ky mendim. Nuk e di sa here duhet te ta them qe te dua. Me mungon gjithcka e jotja edhe pse vetem shume pak larg meje. Me ler te jem i vetem. Ndoshta keshtu eshte me mire per mua. Aq me shume edhe per ty.
Ti je frymemarrje ne cdo moment per mua. Kete dua qe ta dish. Nuk eshte nje emocion i castit por eshte gjithcka ndiej per ty.
Tani dua te fle. Dua te mbyll syte me qetesi duke dashur te te them edhe ty gjume te embel. Dua perqafimin tend vetem per pak caste. Te te shtrengoj fort ne kraharor qe te ndiesh edhe ti se si zemra me rreh per ty.
Gjume te embel zemrush. Te kam shume zemer dhe kete te drejte nuk mund te ma heqe asnjeri.
Vizitoni kategorine e historive qe kane ardhur ne adrese te faqes sone. Aty ku me anonimitet te plote cdokush mund te shprehe ndjenjat. Ju mirepresim me historite tuaja.
Na ndiqni ne Facebook ne adresen : www.facebook.com/sibehet
Psikologji, receta gatimi, tekste kengesh, lajme sportive dhe shume gjera te tjera qe ju te kaloni nje ore te kendshme ne shoqerine tone.