Ne te dy
Home » Historia ime » Ne te dy.

Ne te dy.

Makina ecen me shpejtesi. Kjo per faktin se gazin e kam shkelur aq shume sa dua ti marr shpirtin makines sime qe prape me duket se ecen ngadale. Dora ime ne dritare dhe cigarja qe digjet me shpejtesi nga era. Ti e ulur aty ne sendilen tjeter qe ndoshta me hedh syte ndonjehere. Ndersa une qe kendoj me te madhe. Ndersa ti me shoqeron ne kengen time, ndoshta mendon se jam aty. Gabohesh. Nuk jam aty. Jam ne nje tjeter zemer dhe ndjehem shume mire. Kam gjetur ngrohtesi. Kam gjetur lumturine qe kam kaq kohe pa e ndjere. Erresira me jep mundesine te fsheh merzine time ose ndoshta edhe fytyren time qe ngryset ngaqe do te derdhe lot. Ti nuk e ve re kete gje. Asnjehere nuk i ke dhene rendesi ketij momenti qe mua me ka vrare gjithmone.

Ti je aty, por nuk e kupton se shpirti im kendon per dike tjeter.

Jam kaq prane teje, dhe ti nuk me hedh asnje veshtrim. Nese ndonjehere shikohemi ne sy, veshtrimi yt vetem me qorton. Deshperimi me mbulon shpresen per te ndertuar ate qe ti dhe vetem ti ke shkaterruar me mosperfilljen tende. Si nuk mundesh ta kuptosh se me ke larguar. Si nuk e ndjen pagjumesine time qe me eshte bere ilac qe te largohem prej teje me fjalet : nuk me merr gjumi. Shume net pa gjume. Dikush me ka dhuruar ate qe ti nuk ben as mundimin me te vogel qe te kem : nje perkedhelje. Dhe jo vetem kaq. Dikush me ka dhuruar lumturi te vertete. Ate lumturi qe ty ta kam dhuruar ne cdo moment por ti asnjehere nuk i dhe kujdesin me te vogel.

Nje perqafim te vetem do doja asgje me shume…

Te ndjehem edhe une pak prane teje. Asnjehere nuk e ke kuptuar se jam perseri ai njeriu qe ti ke njohur qe diten e pare. Keshtu thjesht ia arrite qellimit qe te me largosh nga vetja jote, duke me bere qe ta kerkoj lumturine time diku tjeter. E tani qe e kam gjetur ? Ti perseri vazhdon te jesh ne boten tende. Besimi yt qe une jam mesuar me menyren tende eshte i gabuar. E nese vargjet e kengeve i kendoj me shpirt, ti mendon se une jam i lumtur. Gabohesh. Dikush ka bere zemren time te kendoje me shume dashuri per te. E ka zgjuar nga gjumi i pafund qe ti i dhurove per kaq shume kohe. Nuk kam me lot. Jam bere i forte tashme. Ose te pakten keshtu dua te dukem perpara teje.

Por ne te vertete deshperimi me ka mbuluar.

Jane klithma te shpirtit qe dalin jashte plot ankth. Eshte vetem shfryrja qe shpirti im ben per te mos u dorezuar ndaj pakujdesise tende ndaj meje. Ke harruar qe per kaq kohe isha aty prane teje duke te ledhatuar kur ti flije gjume. Rrija me ore te tera dhe te shikoja nderkohe qe ti lundroje ne endrrat e tua. E asnjehere nuk me tregove nese ne ndonje nga ato endrra isha edhe une. Jam lenduar edhe une, ashtu si nje femije zhgenjehet per deshiren e tij te paplotesuar. Nuk kam me besim te shikimi yt qe dikur me bente te kapja qiellin me dore.

Tentoj te te afrohem. Nuk me vjen cudi nga pergjigjet qe tashme i kam mesuar permendesh. Jam e lodhur, dua te fle. Nuk flas. Kthej koken drejt tavanit dhe ashtu ne erresire mundohem te numeroj kokrrizat e reres te tavanit te sapo savatuar. Ndonjehere me mbushen syte me lot. Perse valle me harrove keshtu. Nuk jemi te ndare, por ndarja eshte mes nesh. Jemi bashke, por nuk jemi. E nese shume here mundohem te bej dicka me ndryshe nga ditet e tjera qe te te terheq vemendjen, ti as qe e ve re. Besimi se mundem te ndryshoj dicka mes nesh me eshte venitur. Si nuk mundesh te shikosh perpara syve te tu ? Shikome jam ketu. Me fol te pakten nje fjale te vetme.

Nese njeriut i mbarojne ndjenjat eshte vete fajtor. Do thoja per ty edhe dicka. Isha i lumtur, por ti me vrave shpirtin. Lumturine time e dergove ne rruget e vetmise dhe pesimizmit. Keshtu nuk gjeta forcen me qe te te dua. Deri kur ne jeten time erdhi nje tjeter njeri. Me dhuroi ate qe kaq shume e kisha pritur. Nje shikim te sinqerte, nje perqafim mallengjyes qe ben gjakun te vloje ne venat e mia. Edhe nese do besh te pamunduren per tashme duhet te dish qe une nuk jam me. Jam shuar shpirterisht.

E ndersa ti vazhdon te shtiresh me veprimet e tua, mendja ime fluturon diku tjeter. Atje ku e di me siguri se gjen ngrohtesi.

Nese ti qe lexon historine time deshperohesh per fatin e nje njeriu qe nuk e njeh, e ke gabim. Ky eshte vetem nje hap i veshtire ne jete. Ka disa momente qe njeriu dorezohet perpara mosmirenjohjes. Eshte fyese te duash dhe te mos marresh qofte edhe nje perkedhelje. Tek e fundit, te gjithe ne jetojme per ate momentin qe parajsa duket shume e varfer perpara perkedheljes se njeriut te zemres. Nuk duhet te kemi deshperim. Por duhet ti tregojme njeriut tone te verteten. Qe nuk e duam me. Te mos e leme te shtiret pa fund, te te dhuroje buzeqeshje qe me shume te lendojne sesa te gezojne.

Nje mik i imi ka nje shprehje qe thote :

Mos u deshpero. Dikush ne kete bote qe gjendet edhe per ty. Budallenj ka plot. Shaka bej. Me te vertete, nese ti e kerkon lumturine do ta gjesh atje ku nuk e ke menduar asnjehere. Te pakten keshtu ju uroj te gjitheve. Une e kam gjetur ate.

Ndjenja qe vdesin per te mos u zgjuar me anjehere kane trokitur ne porten time te zemres. Ndersa ti lundron ne rrugen e shtirjes, une shuhem cdo dite…

Frymemarrja e lehte e nje femije qe sapo ka mbushur dy vjec mbush dhomen me lumturi. E shikoj. Eshte vajza jone. Eshte lumturia e vetme qe me ka ngelur ne jete. E shtrengoj shume here ne kraharor dhe marr pak nga dashuria e sinqerte qe ajo ka ne zemer. Buzeqeshja e saj me ben te behem femije edhe une. Gjunjezohem. E puth ne kembe. 

Ti je jeta ime.