Ik, por me merr edhe mua me vete. Te lutem...
Home » Historia ime » Ik, por me merr edhe mua me vete. Te lutem…

Ik, por me merr edhe mua me vete. Te lutem…

Ne rruget e zbrazeta te Tiranes, vetem une dhe mesnata i bejme shoqeri njera-tjetres. Malli me ka marre shume per gjethet e pemeve ne rruget e shtruara me gur te lemuar. Peisazhi i rruges sime te preferuar nuk gjendet ne asnje enderr te askujt. Eshte realitet qe mendja ime ka krijuar. Ishte bukur atehere kur te kisha takuar per here te pare. Nuk i kisha dhene rendesi atij takimi sepse ti dukeshe shume e ftohte. Por kishim folur me ciltersi. Njeri i pjekur me pergjigje te prera dhe te vendosura.

Nga dita ne dite kishte filluar te me mundonte shikimi yt. Ishte i embel. Nese ndonjehere tentoja te thoja nje fjale me shume, ti me “prisje shpresat” duke mos me dhene mundesi te te ngacmoj me shume. Ishe shume e ngurte. Shume e pathyeshme. Do duhej te kalonte mjaft kohe deri kur nje dite arrita te thyej akullin. Ti hape zemren. Me ne fund fole. The shume gjera. Aq shume sa zemra me dhembi edhe mua per ato qe ti kishe kaluar.

Te kapa doren. Ishte hera e pare qe ndieja aq dashuri ne nje prekje te vetme. Ti ishe serish e heshtur. Nuk e di se si u ndjeve kur me tregove aq shume gjera per veten, por une u trishtova. Nuk doja te flisja. Nuk me behej te thoja asnje fjale sepse kisha frike se dicka mund te te lendonte pa dashje. Qe nga ai moment fillova te te shikoj ndryshe. Zemren e hapa edhe une. Ishte ai takimi qe kishim ne Tirane qe ndodhi kjo. E qe ate nate shume gjera ndryshuan. Zemren ta hapa plotesisht edhe une duke te bere nje vend qe askush nuk e kishte pushtuar deri ate dite.

Ditet qe erdhen ishin plot lumturi. Te pakten per mua keshtu ishte. Nuk kisha ndjere te me donte njeri kaq shume. Isha mesuar te jem vetem, ndaj dashuria qe me dhuroje cdo moment ishte parajsa e re per mua. Kurre nuk te pyeta nese dicka te mungonte. Sa keq dhe turp per mua. Ndoshta me kete menyre tregova se nuk kisha interes per ty.  Shume here ne fjalet e tua kuptoja qe kishe nostalgji per shume gjera qe kishe kaluar. Por te gjithe e kemi nje plage ne zemer qe na vret gjithmone, ndaj nuk i jepja rendesi nje momenti te veshtire.

Por gjerat shume here ndryshojne. Dikush do lendohet ne cdo rast. Dhe ne kete rast ai do isha une. Nuk pendohem asnje moment. Jam njeriu me me fat qe arrita te hyj ne zemren tende qofte edhe per pak kohe. Jetova brenda saj momentet me te lumtura qe dikush nuk i ka as ne imagjinaten e tij. E nderkohe une i jetova ato momente. Ishte magjia e ndjenjave te tua te sinqerta qe me beri te fluturoj nga gezimi.

Malli edhe do me marre. Shume madje. Do lendohem ne oret e vona te nates, kur tingujt e kengeve te tua do me bejne te lotoj. Pa frike do lotoj. Do deshperohem duke shikuar fotografite e tua, por nuk do dorezohem nga ndjenjat mbytese. Do te mendoj vetem momentet plot lumturi qe me dhurove. Idiote… Te dua shume edhe pse ti nuk je me prane meje. Te dua me gjithe forcen qe shpirti im gjen ne sinqeritetin tend.

U zgjova. Cfare zgjimi do thoni ju. Nuk ishte zgjim. Ishte thjesht perpelitja e qerpikeve qe nuk kishin ulur perdet e tyre asnje moment. Nuk jam i lodhur. Jam i derrmuar shpirterisht. Nga brenda meje disa fjale dalin ne gegnishten time :

Zemer nuk po muj, thirri shpirtit e thuj se nuk kam ma pika gjaku. Thuj se zemra m’asht nda pergjys, e takati m’ka lan, e s’po muj as me t’thirr. Jam t’u dasht frymen me nal, mos me ba zhurm. Ishalla nigjon zanin e shpirtit tem t’uj bertit :

Te du shume dudushi jem.

Merre rrugen tende te gjate pa e kthyer koken mbrapa per asnje moment. Ik sa me shpejt. Mos ki pendese per asgje se gjithcka do shkoje mire per ne te dy. Ti ne lumturine tende, ndersa une ne jeten time te perditshme te harruar nga te gjithe. Por ti ik. Une e dua lumturine tende. Te kam dashur aq shume sa ti nuk e di me te vertete. Shpresoj te kesh ndjere sadopak lumturi nga momentet e mia. Tani ik. Largohu zemrush. Nuk te mbaj inat. Perkundrazi gezohem qe ti ke plotesuar ate qe te mungonte nga une. Ik…sa te mundesh shume larg.

Ik, por me merr edhe mua me vete. Te lutem…

Nuk bana asigja. Vetem t’deshta me gjith’ shpirt…